• |
ide | kryesore

Ronaldo i përgjigjet Sarrit: 98 gola me Portugalinë, 11 nga rekordi historik

Sport



Cristiano Ronaldo i përgjigjet në fushë Maurizio Sarri dhe jep një mesazh me zhurmë golash, duke realizuar tregolësh kundër Lituanisë e duke i dhënë një goditje polemikave të ditëve të fundit dhe vetë trajnerit të Juventus, që e përcaktoi të dëmtuar dhe jashtë forme, pas zëvendësuimit të dytë radhazi. Fenomeni portugez ka prekur tashmë kuotën 98 gola me Portugalinë, duke arritur tashmë 11 gola larg iranianin Ali Daei, kryegolashënuesi i të gjithë kohërave me kombëtaret.

Në fillim fitoi dhe realizoi një penallti (7′), pastaj ka vendosur sigurinë me një të djathtë të harkuar që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Setkus (22′) e në fund fiksoi tregolëshin në të 65′ me një goditje në trekëndësh. Cristiano Ronaldo i përgjigjet në mënyrën e vetme që di, duke shënuar gola e udhëhequr skuadrën si lider. Kombëtarja arriti në momentin e duhur për CR7, duke mbyllur diskutimet e shpërthyera me dy zëvendësimet me Juventusm, në Champions e kampionat kundër Milan. Në 2019 në 9 ndeshje me luzitanët Ronaldo ka realizuar bukurinë e 13 golave, nga të cilat 10 në 5 ndeshjet e fundit. E në të 83′, kur Santos e thërriti në pankinë, nuk mund të mungonte standing ovation në Estádio Algarve për kampionin më të dashur e adhuruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *