• |
ide | kryesore

Video/ Messi humb penalltinë, si Jesus, por Alisson është i pafat

Sport, Video



Miqësorja e luksit mes Brazilit dhe Argjentinës ka fitues Lionel Messi, që rrëmben skenën me fat, me një penallti të humbur por me një gol të shënuar në rikthimin e topit pas pritjes së Alisson. Dy gjigantët amerikano latinë zgjidhën gjithcka në 15 minutëshin e parë të lojës, kur balancat u vendosën nga pika e bardhë dhe fati.

Në minutën e 10 Gabriel Jesus fitoi një 11 metërsh, i penguar brenda zonës nga Otamendi, por braziliani coroditi portierin, por gaboi shënjestrën duke e nxjerrë topin jashtë. Përgjigja e Argjentinës vonoi vetëm 3 minuta. Mesit fitoi një penallti, të cilën e mori vetë përsipër. Alisson grushtoi goditjen, por ishte i pafat me topi që përfundoi sërisht në këmbët e 10 albiceleste që shënoi golin vendimtar.

Argjentina ishte më e sigurtë dhe në pjesën e dytë pati raste të tjera për të shënuar, por Alisson ishte i pakalueshëm. Brazili vazhdon serinë e ndeshjeve jo bindëse dhe shpreson që ndoshta rikthimi i Neymar mund ti ndryshojë gjërat.

https://www.youtube.com/watch?v=9guYSS4JNS4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *