• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si u dha lajmi në TVSH për arrestimin e Albin Kurtit në 1999

Dossier



Në prill të vitit 1999, Albin Kurti u arrestua nga forcat serbe bashkë me babain e tij, Zaim Kurtin dhe vëllanë, Arianit Kurtin. Lajmin u dha në atë kohë nga televizioni shqiptar (TVSH), i cili ishte dritarja e vetme e informimit televiziv për shqiptarët e Kosovës.

“Burimet tona nga Prishtina, na njoftojnë se tash e 10 ditë janë arrestuar nga forcat serbe, Zaim Kurti, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Demokratike Shqiptare dhe dy bijtë e tij, Albin Kurti, veprimtar i dalluar studentor në Prishtinë dhe sekretar i zyrës së Adem Demaçit dhe Arianit Kurti student I vitit të tretë në fakultetin teknik në Prishtinë. Nuk ka informacione për fatin e të arrestuarve”, – lexoi spikeri Mustaf Muçaj.

Vëllai dhe babai i tij u liruan më pas, por me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova më 10 qershor 1999, Albini dhe shumë të burgosurit të tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Aty qëndroi derinë 7 dhjetor 2001 kur u lirua pas presionit ndërkombëtar. /magazina.al



2 Comments

  1. Ne ate kohe Lideri global rajonal e galaktik, pasi vinte nga plazhet pabrekse te Frances, u katapultua Minister Kulture nga Baba Fatos Nano dhe ishte ne kulm te lyerjes me boje te fasadave te ndryshme, nga ku i lindi ideja edhe per karriere fasadash!
    I eci…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *