• |
ide | kryesore

Zbulohen këngëtarët që do të performojnë në stadiumin e ri (Foto)

Paparazzi, Slider



Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, ku djemtë e kombëtares do të ndeshen me skuadrën franceze, kampione e botës në fuqi.

Burime për Anabel zbulojnë se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit.

Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Image

Më pas, në skenë do të ngjitet Flori Mumajesi, që do të prezantojë një remix të këngës “Kuq e zi je ti” (khëm) pa Elvana Gjatën.

Image

Kënga e tretë në radhë është “Xhamadani vija vija”, interpretuar nga zëri i fuqishëm i Aurela Gaçes.

Image

Përsa i përket himneve kombëtare, “Himni i flamurit” do të këndohet nga Juliana Pasha, një nga vokalet më të jashtëzakonshëm të muzikës shqiptare, ndërsa për “La Marseillaise”, në skenë do të ngjitet Besa Kokëdhima.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *