• |
ide | kryesore

A është ish-deputeti Mark Frroku ai që i ka “rrëmbyer” zemrën Rudinës?

F1, Paparazzi

Rudina Dembacaj pranoi për herë të parë se është drejt divorcit me bashkëshortin e saj Aleks, prej muajit qershor. Pas shumë javëve të bujshme me zëra për ndarjen e tyre, ajo e konfirmoi më në fund e ftuar në “Wake Up”.

“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, është shprehur Rudina.

Por përveç thashethemeve për ndarjen, në media u përfol fillimisht se dikush tjetër i ka vjedhur zemrën Rudinës. Sot “Prive.al” shkruan se Rudina ka përmendur emrin e tij në inagurimin e bar-it të saj.

“Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë”, janë fjalët e moderatores, që sipas “Prive.al”, i drejtohen ish-deputetit Mark Frroku.

Ende nuk dimë sesa i vërtetë është ky lajm e megjithatë, deri sa të reagojë vetë Rudina, ende nuk mund ta marrim për të mirqenë.

Ish-deputeti Frroku është baba i dy fëmijëve për të cilët kujdeset i vetëm, pasi vitin e kaluar bashkëshortja e tij ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare.

/Prive.al

1 Comment

  1. O Rudina, po tutoret gjete per tu …. ire???? te ishte vetem vrases por ai eshte PIMP!

    Kujdes mos vajze , mos te nxjerr dhe ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu