• |
ide | kryesore

Aksident në Kamëz, shoferja përplas për vdekje 35-vjeçaren

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e pasdites së sotme në Kamëz.

Viktimë ka mbetur një grua 35-vjeçare, e cila ishte këmbësore.

“Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”  automjeti me drejtuese shtetasen  B.D, ka përplasur  këmbësoren P. A.,35 vjeçe.Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë” njofton policia.

Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.



2 Comments

  1. ju qifsha motrat. esht bere cdo buce me bmw dhe porche dhe ngatroin timonin me karin dhe marin ne qafe njerez te pafajshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *