• |
ide | kryesore

Avionët amerikanë ulen në bazën ajrore të Kuçovës (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ulja e parë në 20 vite e avionëve me të tilla përmasa në bazën ajrore të Kuçovës. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, postimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka që tregon se dy avionë amerikanë kanë fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare dhe kanë përdorur bazat e Rinasit dhe Kuçovës.

Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa. 🇦🇱💪🇺🇸”, shkruhet në postimin e ministres Xhaçka të shpërndarë nga Kreu i Shtetit i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

7 Comments

  1. Po po drejt e keni. Shqiptaret si ju jane te gatshem te marin pjese kudo….. mjaft ta kerkoje partia. Po problemi ketu eshte qe nuk na intereson me fare cfare ndodh ne kete vend.

  2. Ku jane komunistet qe zakonishit hanin *** per parada? si shume po flejne gjume , PS eshte mbush tumllas me tradhtar, Ne kucove plasi per here te katert. Prap me ate te mesit do luftojme???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu