• |
ide | kryesore

Basha takim me fermerët: E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Devolli në takim me fermerët, tha ndër të tjera se kostot e rënduara e kanë bërë bërë punën e fermerit të pavlerë në treg

“E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës. Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg. Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori I bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime. Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë e ulët

Potenciali është i jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abusive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit”, tha Basha ndër të tjera.



4 Comments

  1. PERBERJA E FORMACIONIT TE KALÇETOS ME OLIGARKE JANE :

    1 EDI RAMA
    2 LULZIM BASHA
    3 SALI BERISHA
    4 ILIR META
    5 MONIKA KRYEMADHI
    6 GRAMOZ RUÇI

    JU DHE VETEM JU JENI OLIGARKET E VERTETE . TE TJERET JANE VEGLA(MANIKINE) NE DUART TUAJA TE NDYRA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *