• |
ide | kryesore

Cilin lojtar shqiptar do të përzgjidhte tek Franca: batuta e Deschamps është epike

Sport



Një Didier Deschamps i qetë, me humor dhe i bindur se do të kalojë një mbrëmje spektakolare në tiranë, kur nesër të ndeshet me Shqipërinë. Kundërshtarin e njeh mirë, është përballur 4 herë që kur është ulur në pankinën e Francës, me një bilanc prej dy fitore një humbje e një barazimi e tani duhet të vijë të marrë edhe suksesin e parë në Tiranë: “Do të thosha që nesër do të jetë një ndeshje e fortë, pasi do të luajnë në fushën e tyre, në inaugurimin e stadiumit. Shqiptarët do të manifestojnë dashurinë e tyre për futbollin”.

Tekniku francez i kampionëve të botës megjithatë batutën më të bukur e ka bërë i pyetur se cilin nga futbollistët e kombëtares shqiptare do të kishte grumbulluar me Francën: “Do përpiqem të jap një përgjigje: mund të përzgjedhë vetëm lojtarë francezë, jo shqiptarë”.



2 Comments

  1. lexo pyetjen ajo eshte cariste komplet
    ke nga lojtaret shqiptar do zgjidhje per Francen?!?! e ka ekipin ai lale- jo po do shkoj ne laç me zgjedh ndonje Nga ekipi i patosit, pffff ça pyetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *