• |
ide | kryesore

Hollanda shkon në Europian nga një penallti e humbur; feston Austria, përmbys Kroacia

F1, Sport, Video



Njëzet kombëtare në fushë mbrëmjen e të shtunës për kualifikueset në Euro 2020, por ato që festojnë janë Gjermani, Hollanda, Kroacia e Austria, që kanë siguruar kalimin në fazën finale të kompeticionit. Skuadra e Koeman ka ruajtur një barazim, por i falet penalltisë së humbur të Davies, ndërsa kroatët kthehen në pjesën e dytë për të përmbysur Sllovakinë

GRUPI C— Gjermani-Bjellorusi 4-0: Loë shëtit në shtëpi pa probleme. Katër gola për të hequr qafe Bjellorusinë: Ginter, Goretzka e një dygolësh i Kroos shtrijnë në tapet miqtë. Gjermanët ngjiten në 18 pikë e marrin kalimin në Euro 2020 pa vështirësi.
Irlanda e Veriut-Hollandë 0-0: irlandezo-veriorët e O’Neill ndalojnë De Ligt e të tjerët, por nuk mjafton. Hollanda shkon në Euro 2020 për shkak të përballjeve direkte. Në pjesën e parë gjërat mund të shkonin ndryshe për vendasit, nëse Davies do të kishte shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, por për O’Neill tani mbeten vetëm playoff.

GRUPI E— Azerbaixhan-Uells 0-2: fitore vendimtare në Baku për britanikët, që ende shpresojnë të marrin një kualifikim pa kaluar përmes playoff. Ndeshjen e hapi goli i Moore, përpara se të dyfishonte Wilson.

Kroaci-Sllovaki 3-1: Modric e të tjerët vuajtën disi, shkuan në disavantazh e në fund përmbysën situatën, duke e vendosur emrin e tyre mes skuadrave të kualifikuara për në Euro 2020, në ndeshjen e fundit për ta. Bozenic kaloi në avantazh Sllovakinë, pastaj kroatët u zgjuan: Vlasic barazoi, Bruno Petkovic dyfishoi dhe Ivan Perisic mbylli llogaritë. Sllovakia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Mak.

GRUPI G— Slloveni-Letoni 1-0: shpresat e sllovenëve janë të reduktuara, duke parë edhe rendimentin e dobët që patën në Nations League. Suksesi i ngushtë ndaj Letonisë, mbërriti me një autogol të Tarasovs, por nuk është se vlen shumë.

Austri-Maqedonia e Veriut 2-1: austriakët fitojnë pa probleme e shkojnë në Euro 2020 krah Polonisë. Alaba hapi ndeshjen, Lainer e mbylli. Në fund lavdi personale edhe për Stojanovski, sulmuesi i Nimes, debutim e gol me kombëtaren maqedone.

Izrael-Poloni 1-2: më në fund Piatek, sulmuesi polak kur luan me kombëtaren shënon gjithnjë. 5 gola në 10 ndeshje për të, që lukidoi Izraelin. Goli tjetër është i Krychoëiak, mesfushorit të Lokomotiv Moskë, ndërsa vlen vetëm për statistika goli i Dabbur.

GRUPI I — Qipro-Skoci 1-2: në një ndeshje në substancë të kotë (për vendin e tretë dhe renditjen Fifa), skocezët u imponuan në Nikozia. McGinn protagonist me një gol e një asist për Christie, ndërsa vendasve nuk i ka mjaftuar goli i Efrem. Skocia ishte e sigurtë që në fillim që shkonte në playoff, ndërsa Qipro del jashtë.

Rusi-Belgjikë 1-4: provë force e dukshme e Belgjikës, që shkatërron Rusinë (që sihte e kualifikuar) me një poker në transfertë. Lukaku protagonist me një asist e një gol, por skenën e morën vëllezrit Hazard, që shënuan tre golat e parë të ndeshjes: e nisi Thorgan, pastaj bëri dy Eden. Nuk vlejti për asgjë goli rus i Dzhikiya.

San Marino-Kazakistan 1-3: është i Filippo Berardi, në të 77′ e ndeshjes së nëntë, goli i parë i San Marinos në këtë grup. Nuk mjaftoi për të bërë pikë kundër kazakëve, që kishin marrë avantazhin e trefishtë me golat e Zaynutdinov, Suyumbayev, Shchetkin.

REZULTATET

EURO – QUALIFICATION:: GROUP C
Germany 4 – 0 Belarus
N.Ireland 0 – 0 Netherlands
EURO – QUALIFICATION:: GROUP E
Azerbaijan 0 – 2 Wales
Croatia 3 – 1 Slovakia
EURO – QUALIFICATION:: GROUP G
Slovenia 1 – 0 Latvia
Austria 2 – 1 North Macedonia
Israel 1 – 2 Poland
EURO – QUALIFICATION:: GROUP I
Cyprus 1 – 2 Scotland
Russia 1 – 4 Belgium
San Marino 1 – 3 Kazakhstan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *