• |
ide | kryesore

Juventus humb Pjanic, i dëmtuar me kombëtaren: “Shpresoj asgjë e rëndë”

Sport



Miralem Pjanic mban në ankth Juve: mesfushori bardhezi është detyruar të braktisë fushën e lojës gjatë pjesës së dytë të ndeshjes mes Bosnjes e Italisë, për shkak të dhimbjes në aduktorë që e vuan në fakt prej disa javësh. E ka konfirmuar këtë vetë lojtari: “Është një problem që e mbaj me vete prej ca kohësh, shpresoj sidoqoftë të mos jetë dicka e rëndë e se ndalova në kohë për të evituar probleme më të rëndë. Në ditët e ardhshme do të vlerësohet edhe gjendja ime fizike”. Për të saktësuar shkallën e dëmtimit, duhen pritur kontrollet mjekësore që do të kryhen ditët e ardhshme, pas kthimit të tij në Torino.

Pasi foli për gjendjen e tij fizike, Pjanic i ka bërë komplimenta edhe përfaqësueses italiane prë lojën e shfaqur në Bosnje: “Pashë një Itali të bukur, e dinim që ishte një skuadër e madhe e se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. E merituan fitoren”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *