• |
ide | kryesore

Kallëzimi penal, Presidenca paralajmëron prova përvëluese ndaj Dvoranit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca ka paralajmëruar prova të reja për kreun e KED, Adrian Dvorani, duke i quajtur ‘përvëluese’.

Duke konfirmuar padinë ndaj Dvoranit, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi tha se do publikohet një video me prova të pakundërshtueshme, që mund të përfshijë dhe zyrtarë të tjerë.

Postimi i plotë

Të dashur kolegë gazetarë që më pyesni vazhdimisht a do të bëhet ditën e hënë kallëzimi penal i paralajmëruar nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se:

Pa asnjë diskutim, ditën e hënë do të bëhet kallëzimi penal, madje po administrohen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të patur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë.

Gjithashtu, ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj.Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër.

Përveçse në gjuhën tonë të bukur shqipe, kjo VIDEO, po përgatitet edhe në anglisht, në gjermanisht, në italisht, në frëngjisht, dhe në disa gjuhë të tjera europiane, në mënyrë që të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, që janë të interesuar, jo vetëm për realizimin me sukses të Reformës në Drejtësi, që u votua me konsensus, por edhe që janë kaq të shqetësuar për problemet skandaloze të funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, të mos mashtrohen më.

Në këtë mënyrë, jo vetëm mbrojmë Kushtetutën e Republikës dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe tregojmë përgjegjshmëri për të gjithë taksapaguesit e vendeve partnere, që paguajnë aq shtrenjtë që ky vend i NATO-s dhe nesër i BE-së, të arrijë standardet e tyre, të shtetit ligjor dhe të demokracisë.



8 Comments

  1. Bravo Meta ! Dole burre ,Une jam 100 karat I majte! Se keto kurvat e rilindjes na Moren Shpirtin mire kurvat po na cmenden dhe gay e rilindjes

  2. Akoma fllasin rilindoret per 700 mije eurot e Metes. Tentuan te digjnin e te shkaterronin per ato 700 mije euro, u vrane kater njerez ne bulevard, kur kryetari rilindor, me shkopin magjik qe thote me modesti se nuk. ka, e beri Meten aeatin e tij kryesor. Sa ishte me Meten, fajin e kishte Saliu, e hoqi qafe Meten, u bene dy fajtore qe nuk e linin te ecte perpara. Ka dy vite e gjysem qe ka timon, tepsi, kusi, kazan, kadrisokole me vete dhe prape ia kane fajin shpellaret. Mos valle jane ata qe vine nga malet si pune e Manjes dhe e Balles qe ia kane fajin. Se nuk mund te flitet p. sh. qe i prishin pune qytetaret vajgurors qe dine vetem te zveriten me prapanice perpjete duke pritur ndonje plumb qort nga mbrapa. Rilindoret sot kane te drejte te flasin per ato eurot e Metes sepse jane shume, 700 mike. Por per rruget qe kushtoine nga 15 deri ne 25 milione euro km, per to nuk flet askush. As qe me shkon mendja te nxjerr Meten te pafajshem, absolutisht. E ka bere miku i rilindoreve Dvorani, sic thine goket e keqija nen presionin e ndonje videoje e cila mund te jete ajo po thuhet qe do nxirret javen qe vjen, pot ama mendoj se ato euro nuk jane as kusuri i eurove qe po vidhen aktualisht. Rilindoret e Fugsit (nip apo sternip i Nexhmijes) dhe qytetarit te nderuar nga fshatrat prane Ures Vajgurore, duhet ta percaktojne se ne cfare raporti jane ato 700 mije eurot e Metes, me se paku 35 milione euro qe do vidhen tek Unaza e Re, per me teper qe per te vjedhur ato euro, po prishen edhe disa milione euro ndertime dhe po lihen njerezit ne rruge te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *