• |
ide | kryesore

Kërcënimi/ Zarf me plumb brenda: tmerrohet Conte, është nën mbrojtjen e policisë

Sport



Një episod i shëmtuar trondit qetësinë e Antonio Conte. Tekniku i Inter është vënë nën mbrojtje nga policia, pasi mori në shtëpi një zarf anonim që përmbante një seri kërcënimesh dhe një plumb brenda. Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera, ka qenë vetë tekniku zikaltër që ka denoncuar faktin tek forcat e rendit, që pasi vlerësuan shkallën e këcënimeve, vendosën ta vendosin Conte nën mbrojtje.

Teknikisht, bëhet fjalë për nivelin më të ulët të kujdesit për një persona publik. Materiali që është dërguar teknikut të Inter, që ka njoftuar edhe shoqërinë për ngjarjen, do të ekzaminohet në përpjekje për ti gjetur një emër dërguesit, por për momentin mendohet se mund të bëhet fjalë vetëm për veprimet e një mitomani (gjëra të tilla i kanë ndodhur edhe personazhevë të tjerë publik).

Niveli i rrezikut konsiderohet shumë i ulët, por pavarësisht kësaj patrullat e policisë do të jenë të shpeshta poshtë apartamentit të teknikut zikaltër e në afërsi të qendrës së Inter, duke shqetësuar pjesërisht qetësinë e një grupi që është impenjuar të thyejë hegjemoninë e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *