• |
ide | kryesore

Mallakastër, vetëvritet me armë gjahu 67-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një 67-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në fshatin Panahor të Mallakastrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:20 të mëngjesit ndërsa viktima është 67-vjeçari Hyqmet Hadëraj.

Sipas raportimeve paraprake, Hadëraj është vetëvrarë me armën e gjahut në banesën e tij në kushte të rënda psikologjike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Informacion paraprak.

Sot rreth orës 05:20, në fshatin Panahor, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi H.H, 67 vjeç.

Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *