• |
ide | kryesore

Më i shpejti i Brazilit është Verstappen: Ferrari e Mercedes e ndjekin

Sport



Pole position për Max Verstappen në Interlagos. Piloti i Red Bull, që e ndaloi kronometrin në kohën 1:07.508, do të niset para të gjithëve në GP të Brazilit në Formula 1 falë 123 të qindtave avantazh ndaj Sebastian Vettel (Ferrari). Koha e katërt për Charles Leclerc, por ferraristi do të nisë nga vendi 14° për faktin se ka ndryshuar Poëer Unit dhe duhet të zbresë 10 pozicione, duke i lënë vijën e dytë krejt Mercedes me Hamilton e Bottas.

Pole i dytë në karrierë në Formula 1 për Max Verstappen. Hollandezi, me një Red Bull vërtetë të shpejtë, është treguar konstant dhe e ka përmirësuar xhiro pas xhiro situatën duke marrë me meritë vendin e parë në start. Një luftë e bukur Ferrari e Mercedes, por 22 vjecari nuk e ka ndjerë presionin. Në Q3 i bëri gjërat të qarta, pavarësisht ndonjë luhatje të vogël, e pastaj në tentativën e dytë u tregua i pakapshëm për të gjithë falë një sektori të dytë të pistës të kaluar në mënyrë spektakolare.

123 të qindta larg është Sebastian Vettel që luftoi, por nuk ishte perfekt në xhiron e fundit, duke e mbyllur i dyti. Një radhë e parë që thotë shumë, pas shigjetimeve të javëve të fundit e duhet pritur spektakël në fiksjen e semaforëve. Koha e katërt për Ferrarin tjetër, që do të niset i 14 nga penalizimi. Piloti ka një shans rikuperimi në Q2, duke u kualifikuar me gomat e verdha. Do të jetë i vetmi pilot i rëndësishëm që nuk do ti duhet të montojë të kuqet në start. I treti një Lewis Hamilton i rrezikshëm, edhe me një Mercedes jo në maksimum. Kampioni i botës nuk heq dorë kurrë e arrin gjithnjë të bëjë diferencën me talentin e tij, duke mbajtur pas shokun e skuderisë Bottas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *