• |
ide | kryesore

Meta thërret Soros në takim për të diskutuar për Gjykatën Kushtetuese

Lajme, Të fundit

Në një lëvizje surprizë, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ftuar për një takim gjatë javës së ardhshme edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me reformën në drejtësi.

Në qendër të diskutimeve është situata e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta duket se do të ketë axhendë të ngjeshur takimesh duke nisur nga e hëna pasi ai ka thirrur në një takim edhe opozitën politike.

Në ftesën drejtuar Bashës dhe për dijeni dhe të krerëve të partive të tjera pjesë e opozitës së bashkuar, Meta kërkonte që takimi të mbahej mundësisht para ditës së mërkurë, datë 20 nëntor.

Burimet bënë me dije gjithashtu se Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Vlen të kujtojmë se Kreu i Shtetit ditën e hënë pritet të dorëzojë në prokurori dhe kallzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit.

Parlamenti me shumicë socialiste miratoi dje një rezolutë, sipas të cilës, dekretimi i zonjës Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta është vlerësuar si një akt “i pavlefshëm dhe i paprecedent” dhe “një përpjekje për të bllokuar dhe zvarritur procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese”./ora

7 Comments

  1. ky ka shku per lesh
    do me dal patriot i modh tashi
    osht gati me u sakrifiku per shqipnin
    ky qi e krhasoi vetem me alenden

    1. Ate e din xhaxha Bamka, more docer, more kopuke, ndaj ben kakardhi Baftiari, burri i Kijes se 21 Dhjetorit.

  2. Ate e din xhaxha Bamka, more docer, more kopuke, ndaj ben kakardhi Baftiari, burri i Kijes se 21 Dhjetorit.

  3. Ngado që ta kthesh, situata e ndeshjes politike midis Ramës e Metës, është e lidhur me këmbënguljen e të parit, që të kapë edhe presidencën si i vetmi institucion që i ka ngelur pa kapur.
    Përse edhe “opozita parlamentare” po i bashkon votat me socialistët kundër presidentit ?
    Për faktin e thjeshtë se nëse ai do të ndikojë në krijimin e një Gjykate Kushtetuese të ballancuar politike, këta farë deputetësh komikë e të paligjshëm, Gjykata kushtetuese do ti nxirte jashtë parlamentit.
    Dihet ndërkaq se publikisht presidenti Meta, këtë çorbën e reformës në drejtësi, e ka denoncuar si një ndërhyrje të dyshimtë të Sorosit.
    Që ai ka thirur Soroistët për tu ballafaquar , nuk besoj se këtë e ka bërë që të bëjë marëveshje me ta, por thjeshtë, nga faktet e nga informacionet që ka, do ti përplasë të vërtetat e tij.
    Fakti që presidenti Meta veç denoncimit të ashpër të politikës diktatoriale të Ramës, ka mbajtur një qëndrim kundër edhe opozitës, e bile edhe kundër bashkëshortes së tij, kjo më shumë se në interes kombëtar, qëndrimet e tij marin pamjen e një interesi personal, për ta paraqitur veten të pa anshëm mbi interesat partiake.
    Në këtë pikë ai po mban një qëndrim kontradiktor për faktin e thjeshtë se edhe i justifikon veprimet e opozitës me denoncimet që i ka bërë shtrembërimit flagrant të reformës në drejtësi nga Rama, edhe “i heq veshin” opozitës se përse kaloi në veprimin e pa precedent të dorzimit të mandateve, si një qëndrim luajal me qëndrimin e “ndërkombëtarëve”.
    Si president, ai e shfrytëzoi mundësinë e tij që me dekrete të kundërshtoje veprimet e paligjëshme të mazhorancës, por a e kishtë opozita në Kuvend mundësinë për të ndaluar me vota marrëzinë e Ramës ?
    Rama nuk pyeti as për opozitën institucionale në Kuvend e as për dekretet e presidentit e me forcën e kartonave të komanduara nga Rruçi, ka bërë siç ka dashur vetë.
    Thelbi i diskursit edhe i presidentit, duhet të ishte vënia e theksit tek 9 kushtet e Bundestagut gjerman, që në fakt ishte një mbështetje e kërkesave të opozitës e nuk ishte e nevojëshme që artificialisht të bëjë presidentin e “pamvarur” duke kritikuar edhe opozitën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu