• |
ide | kryesore

“Nuk fiton gjithnjë më i forti”: Reja paralajmëron kampionët e botës

F1, Sport



Edhe vetë ‘statusi’ i Francës e bën ndeshjen të një rëndësie të vecantë e po ti shtosh këtu debutimin e kuqezinjve në impiantin e ri dhe dëshirën për ti treguar kampionëve të botës se disfata e Parisit nuk ishte tregues i vërtetë i diferencave mes skuadrave, 90 minutat e të dielës bëhen ekzaltuese.

Edy Reja është gati për të këtë sfidë. Do të kishte dashur më tepër kohë e ndonjë lojtarë të padëmtuar, nga ata që nuk mundi ti thërrasë për këtë ndeshje si Cikalleshi apo Abrashi, por nuk fshihet pas problemeve. “Kemi katër lojtarë të padisponueshëm. Ndonjë problem edhe e kemi, por ky kontingjent lojtarësh na mundëson të kemi alternativa shumë të vlefshme dhe ata që do zbresin në fushë do të jenë në lartësinë e duhur. Është e qartë, Franca si kampione bote është vështirë të përballohet, por në futboll nuk fiton gjithnjë më i forti. Ne kemi strategjinë tonë, që shpresoj ta shohë nesër në fushë”.

Fatet me Gjelat, që nga ajo prezencë historike në Euro 2016, janë ndërthurur shpesh, por cdo ndeshje ka një histori më vete. Fakti që skuadra vjen pas një performance të shëmtuar kundër Andorrës nuk është detyrimisht negativ, sepse të gjithë tani do të kërkojnë të japin dicka më shumë për krenarinë e fanellës dhe për të treguar se janë nxjerrë mësimet e duhura: “Nuk mendoj se situatat taktike janë të rëndësishme. Vendimtare janë ata që i interpretojnë dhe ajo që japin në fushë. Roshi luan gjithmonë në krah, majtaj apo djathtas, por e kam fjalën që nuk është dicka jo e natyrshme për të. Ne kemi shanset tona ndaj Francës e dimë se ku mund të na vendosë në vështirësi, por dimë gjithashtu edhe si mund ta vëmë ne në vështirësi. Duhet të luajmë mirë në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë rastet që na jepen përballë tyre”.

Shqipëria do të zbresë në fushë kundër Francës të dielën në 20.45 në Air Albania, me dëshirën për të kaluar rekordin e pikëve të bëra ndonjëherë në një fushatë eleminatore, edhe pse kjo do të thotë ti heqësh kampionëve të botës vendin e parë të grupit, gjë që duket e vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *