• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon të arrestohet, Kajmaku i Vorës apelon vendimin

Arkiva, Lajme, Të fundit



sh-kryebashkiaku e Vorës, Agim Kajmaku ka apeluar masën “arrest me burg” të dhënë ndaj tij.

Kajmaku është i shpallur në kërkim nga policia që nga dita e hënë (11 nëntor), pasi Prokuroria e Përgjithshme lëshoi urdhër-arrestin ndaj tij, që u miratua edhe nga gjykata.

Vendimi për arrestimin e tij u mor nga prokurori i Tiranës, Kolë Hysenaj, i cili ka vënë nën akuzë Kajmakun për tre vepra penale, atë të falsifikimit të formularëve, që lidhet me mosdeklarimin në KQZ, të ndalimit që i është bërë në Greqi, si edhe të dy akuzave të tjera, “shpërdorim detyrës” dhe “ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Ai u shkarkua si kryebashkiak i Vorës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Pas denoncimeve të PD Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.



3 Comments

  1. Sa vend i çuditshem ky i yni . Kryetar bashkie qe iken ne drejtim te paditur . Drejtor drejtorie qe iken ne drejtim te paditur . Tani na ngel qe te na iki edhe kryeministri ne drejtim te paditur qe tja veme tortes se absurditetit qershine siper . Bixarrizem total i nje shteti absurd . Gjynah i madh , Zoti na mbajti me hater dhe na dhuroi nje vend te mrekullueshem dhe ne me te gjitha menyrat po mundohemi ta shkaterrojme ne çdo qelize . Turp !!! Dhe per sa kohe do vazhdoni keshtu o mjeranet e politikes ?

  2. Ja shkarkoi dy veta Rame ziut, dhe si rruhet shume kari. Do beje ligje per te vetet se sjabfal njeri lekun kollaj… Prandaj behet drru cdo nate se e di mire qe te vetet do ja qijne Neten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *