• |
ide | kryesore

PS përfundon zgjedhjen e delegatëve për kongresin, Taulant Balla falenderon udhëheqësin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla doli në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit zgjedhor brenda PS për zgjedhjen e kandidatëve që do të marrin pjesë në Kongres.

Numri dy i socialistëve tha procesi zgjedhor i PS shkoi mjaft mirë dhe ishte i rregullt dhe me standarde të larta.

“Sot përmbyllëm fazën e parë të procesit të riorganizimit të PS, me zgjedhjen e delegatëve. Votimi elektronik dhe votimi nëpërmjet postës ishin një demonstrim shumë i rëndësishëm. Sa herë PS ka zhvilluar zgjedhje, ka qenë shkollë për gjithë klasën politike. Nuk është regjistruar asnjë problematikë dhe procesi ishte i rregullt e me standarde të larta”, deklaroi Balla.

Edhe njëherë, Balla, i cili mban dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste përmendi risitë që solli ky proces zgjedhor që ishte votimit elektronik dhe barazia gjinore.

“Barazia gjinore ishte risia më e madhe e këtij procesi. 47% e kandidatëve ishin gra dhe vajza. Në stadin aktual të PS ka nevojë për energji. Nga 706 delegatë të zgjedhur, 353 do të jenë gra dhe vajza dhe 353 burra dhe djem”, shtoi Balla, i cili në përfundim të deklaratës tha edhe se falenderon udhëheqësin e partisë, Edi Rama.



14 Comments

  1. Oooo ta shkerdheft Kina dhe India mamin o katunar i Elbasanit more lepires i q do lideri te plerave komuniste, tutje rrace muti???

  2. Urime delegateve. Shpresojme qe kongresi te nxjerri asamble sa me cilesore dhe te pergjegjshme ne drejtimin e PS. Pergjegjesia e njerezve duhet testuar ne parti me pare dhe vetem atehere te kalojne ne detyra shteterore. Roli i partise nuk duhet nenvlersuar kurre por duhet forcuar per te marre vendime sa me te drejta. Urime dhe njehere. Lapsi nje verejtje per ju. Nje avokat i njohur ne tr po vuan ne spital dhe nuk keni lajmeruar fare….

  3. Rrofte Biroja Rilindase dhe dishja Rama-Balla!
    Rrofshin shoket sipatrembur dhe fatoset e illkat e vogla qe u shkojne nga pas!
    Rrofte illi pesecepesh qe do te vendoset se shpejti ne flamur me shqipen dikrenare, sic eshte vene ne mes te Beratit.

  4. Si nje rrap madheshtor ke mbire ndane udhes-thoshte Kadare dikur. Rrenjet e ketij rrapi qe nuk shkulet por vec vaditet me djersen e mundin e popullit, prej 80 vjetesh , si metastazat e kancerit jane shtrire ne trupin e Shqiperise dhe dite pas dite po e mpijne,dite pas dite po e thajne dite pas dite po e mjerojne.

  5. Po per Kajmakun qe u prish si ja bete ne Vore???? Kandikar me te mire se ai skishte se ate zgjodhet si prurjen me te mire …… Eh ju rnofshit sa (m)halet

  6. Futja nje kenge o Tao bytha njeher se i bje mire ore plere Ruso Serbe, se dhe gjoja shkollen ti e ke mbaruar ne Rumanin e leshit te kuq?

  7. o pall a jeni ne vete beni zhgjedhje pastaj vendos mafja dh droga e shkatruat kete vend ZOTI ju godit atj qe ju dhemb me shum o far e keqe

  8. Tao Palla nuk do të bënte keq që për të rregulluar njëfarsoj jo vetëm imazhin e tij personal, por edhe të partisë së drogës, të shkonte në ndonjë spital kirurgjik që të regullonte formën e kokës katërqoshelie e ta rumbullakoste si shefi i tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *