• |
ide | kryesore

Rama takon kombëtaren para Francës, Reja: “Nesër ti nuk luan”

Sport

15 minuta të hapura për publikun dhe median, në stërvitjen e fundit të kombëtares përpara Francës, ku natyrisht nuk kuptohet asgjë nga qëllimi i teknikut, Edy Reja, për të përballuar kampionët e botës. Pikërisht në këtë kohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, takoi lojtarët që bëheshin gati për stërvitje, duke i uruar fat për takimin e nesërm, si dhe për një performancë sa më të mirë në takimin e parë zyrtar në stadiumin e ri.

E kuptueshme, kur bëhet fjalë për një evend të rëndësishëm jo vetëm ëpr atë që përfaqëson Franca në futbollin botëror, por edhe inaugurimin e të parit impiant modern në vendin tonë.

Reja ka ndjekur një strategji të qartë me lojtarët, sidomos pas barazimit zhgënjyes me Andorrën: humor, batuta e qetësi për të krijuar energjinë positive tek lojtarët, për më tepër që kohët mes ndeshjeve ishin të vogla. Është dukur qartë në një moment, idea e italianit në versionin Klopp. I goditur me top nga Lenjani gjetë nxemjes, 74 vjecari iu përgjigj duke qeshur: “Nesër ti nuk luan”…

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu