• |
ide | kryesore

Rrahën gratë, arrestohen dy burra në Vlorë

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar këtë mëngjes nga Policia në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, dy personat kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve.

Ngjarjet kanë ndodhur për motive të dobëta. B.M., 61 vjeç, i dënuar më parë për “Dhunë në familje”, ka ushtruar dhunë fizike me mjete të forta ndaj bashkëshortes 60-vjeçare.

Ndërsa edhe F.Ç., 68 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 61-vjeçare për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

Vlorë

Në vijim të punës intensive për parandalimin e dhunës në familje, Policia ka arrestuar shtetasit:

B.M., 62 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Dhunë në familje”.
Arrestimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se për motive të dobëta, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe me mjete të forta ndaj bashkëshortes së tij 60 vjeçare në banesën e tyre në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

F.Ç., 68 vjeç, banues në Vlorë, (ishte shpallur në kërkim).
Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ishte në kërkim për arsye se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 61 vjeçare dhe në mënyrë të përsëritur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *