• |
ide | kryesore

Tiranë, dhunë dhe të shtëna me armë mes dy vëllezërve në Prezë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me motive pronësie që mund të përfundonte me pasoja të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor, në Pezë. Efektivë të komisariatit nr 6 në kryeqytet vunë në pranga një 58-vjeçar i cili gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.

Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe djali i 58-vjeçarit i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait, duke e qëlluar me armë zjarri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin: P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë, Tiranë. Në fshatin Maknor ky shtetas është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit (të shtetasit Xh. S.) pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri” njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.



1 Comment

  1. Keshtu eshte kur nuk i zgjidh shteti,do to zgjidhin vete njerzit.Psh shoqes time I mori i vellai pasurine e te jatit duke fallsifikuar njerzit fareJosif Haxhmima we eshte marre me pashaporta fallso dikur me diplome falllco bashke me te shoqen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *