• |
ide | kryesore

Zbardhet letra e Metës për krerët e partive opozitare: Ejani në takim sa më shpejt, brenda datës 20!

Lajme, Të fundit



Kreu i Shtetit, Ilir Meta, kërkon një takim me krerët e partive politike të opozitës, të cilët dogjën mandatet në shkurt të këtij viti.

Në letrën e drejtuar ndaj tyre, Presidenti kërkon që ky takim mundësisht të bëhet para datës 20 nëntor.

“Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019. Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera” thuhet në letrën e Presidentitdrejtuar kryetarëve të partive të opozitë politike.

Më herët zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, paralajmëroi inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme.

“Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!”-njoftoi Blushi.



10 Comments

  1. Deri dje mendoja se edhe ju z.President duhet te jepnit doreheqjen qe Rama te gjunjezohej nga mbipesha e pushtetit , por sot nuk jam edhe aq i sigurt per ate mendim . Une imagjinoj qe do kerkosh shperndarjene parlamentit . Nese eshte kjo qe une mendoj atehere me pare vendos pikat mbi “i” per te ardhmen . Ne nuk duam ” çohu hoxhe te ulet prifti apo anasjelltas . Ne duam ndryshime rrenjesore ku forca e ligji te mbizoteroje mbi gjithçka dhe mbi gjithkend .

    1. Ne kete moment na duhet absolutisht te heqim Ramen, jo sepse eshte me I keqi, por sepse me kete mbipushet eshte me i rrezikshmi. Personalisht besoj se eshte me I keqi, por kjo nuk ka rendesi, sepse nuk eshte kjo analiza qe duhet bere. Cdo dite me shume e tij ne pushet, eshte nje frymemarrje e munguar per demokracine tone te rregjuar. Te mos e lejojme qe ta asfiksoje fare. Duhet vepruar me cdo mjet, pervec mjeteve qe perdori ai per te ardhur dhe qendruar ne pushtet.

      1. O Nero , apo Stalin , si ta thone emrin. Te eshte bere Rama si lugati qe te del ne ender cdo dite o derzi. E ke gabim, kaq po te them. Problemi eshte se po ra Rama , sado i keq te jete, nuk ka siguri qe vazhdon reforma ne drejtesi. Kete e di dhe ti shume mire. Rama po rri ne ate post sepse ju ka premtuar nderkombetareve qe do beje te mundur me te gjitha mjetet qe kjo reforme te behet. ( ose te pakten nuk do te jete pengese) . Rama dhe 2 vjet eshte , kjo dihet , dhe pastaj nese eshte aq i keq sa thua ti , vendin me keta qelbesirat e tjera e ka me Meten , Berishen e me soj e sorrollop. Tani per tani eshte ‘ gomari ‘ qe na duhet per ta mbaruar kete reforme , perndryshe keta cakejt e tjere qe ja kane qire motren ketij populli qe nga 91, do bejne nje gjurulldi aq te madhe sa cdo gje do hidhej ne ere.
        Hajt tung.

        1. ik o laper ti me gjithe reforme. Sa u gjykua 21 Janari aq do behet edhe reforma. Fugist i vogel. Reformen e ben populli me zgjedhjet e veta duke mos u mashtruar. Le te shkoje Rama ne zgjedhje keshtu i papregatitur me fushata hashashi e me kajmake te lene rruges me procese gjyqesore dhe ta shohim, I ka hallall 8 vite rresht nqs fiton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *