• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga dasma e JLo dhe Alex

Paparazzi, Slider



Alex Rodriguez i propozoi për martesë Jennifer Lopez në muajin mars dhe pritet që së shpejti ata të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

 I ftuar së fundmi në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Alex zbuloi të tjera detaje për planet e martesës.

Ai tregoi se ende nuk kanë zgjedhur vendin ku do organizojnë dasmën, thjesht tregoi se ata po mendojnë diçka intime.

Alex shtoi se në dasmën e tyre do të ketë më pak se 100 të ftuar dhe ata preferojnë të mos e bëjnë publike.

Në dasmën e tyre do të ketë të ftuar vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.

Dasma nuk është zbuluar ende se kur do të mbahet, magjithatë festimet kanë nisur.

Në muajin shtator çifti mblodhi miqtë dhe të afërmit në një festë intime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *