• |
ide | kryesore

Abidal nis sulmin e Barcelonës për Lautaro: “Është një sulmues i kompletuar”

Sport



Një interes konkret e i deklaruar: Barcellona vlerëson e ndjek Lautaro Martinez “sulmues i kompletuar që po bën shumë mirë”. Fjalët e thëna nga Eric Abidal, përgjegjës i merkatos së katalanasve, janë të qarta se për post-Suarez Barcelona po ndjek edhe argjentinasin e Inter. Në thelb nuk është se është dicka e re, sepse zërat kanë kohë që qarkullojnë, për më tepër që kanë edhe aprovimin e Lionel Messi që edhe me Argjentinën e ka konsideruar si partnerin e tij ideal. Por fakti që tani deklarata vjen direct nga një drejtues i Barcelonës, në kollonat e Mundo Deportivo, i jep tjetër vlerë situatës.

Përballë interesimit të Barcellona, është në fakt heshtja e Inter. Suning nuk ka asnjë qëllim të privohet nga El Toro, maturimi i të cilit me Conte e ka vënë në evidencë të të gjithëve. Marotta po punon për rinovimin e kontratës e, për pasojë, edhe në rritjen e klauzolës së zgjidhjes: Lautaro është e ardhmja e, në kohën kur gjithcka ka një cmim, argjentinasi mund të largohet vetëm nëse lamtumira e tij garanton një përforcim real të skuadrës.

E kjo nuk mund të ndodhë nëse pjesë këmbimi konsiderohen Vidal e Rakitic, objektivë të Inter vërtëtë, por që nuk lidhen me interesimin për Lautaro: “E njohim mirë lojtarin – ka thënë në fund Abidal – por nuk më pëlqen të vëzhgoj gjithnjë të njëjtin lojtar. Shoh edhe të tjerë”. Kjo edhe për faktin se Inter nuk ka asnjë ide të hapë dyert.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *