• |
ide | kryesore

Biletat janë shitur, 22 mijë vetë ndaj Francës. Zbulohet axhenda për sfidën ndaj kampionëve të botës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Stadiumi i ri kombëtar, i pagëzuar me emrin “Air Albania”, do të inaugurohet sot në ndeshjen Shqipëri-Francë.

Përpara se të nisë sfida, do të zhvillohet një koncert për rreth gjysmë ore, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur në vend. Nga FSHF-ja konfirmohet se janë shitur të gjitha biletat, me stadiumin që ka një kapacitet prej 21.700 vendesh.

arena kombetare15

Afro 10 mijë bileta nuk kanë dalë fare në treg, pasi janë shpërndarë nga vetë FSHF-ja për të ftuarit e shumtë dhe kompania që ndërtoi stadiumin, bëri me dije panorama sport. Dje është përfolur edhe emri i Françesko Totit si i pranishëm në inaugurimin e stadiumit, por nga institucioni i futbollit shqiptar nuk ka konfirmim.

toti

Kujtojmë se tribunat u emërtuan me emrat “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe “Vasillaq Zëri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *