“Sot jemi me Shqipërinë”. Kështu kanë thënë Luigi Di Biagio dhe Cristian Zaccardo, dy ish-futbollistët e kombëtares italiane të cilët ashtu si shumë ish-futbollistë të huaj kanë ardhur në kuadër të inaugurimit të “Air Albania” me takimin Shqipëri-Francë.
Për “RTSH”, ish-futbollistët e njohur kanë folur për impiantin e ri sportiv “Air Albania” dhe Shqipërinë.
“Faleminderit shumë. Është hera e parë që jam këtu në Tiranë. Është kënaqësi dhe nder që mora këtë ftesë për stadiumin e ri. Shpresoj që Shqipëria të luaj mirë. Do ta shijoj ndeshjen. Franca është kampionë bote. Janë ata më prestigjiozë në këtë momente Jam i sigurt që do të jetë një ndeshje festive. Është një burim për të ardhmen. Jam këtu me shumë tifozë shqiptarë, do të bëj tifo për Shqipërinë. Erdha në drekë, nuk kam parë shumë. Shqipëria dhe Tirana është në rritje. Ka një lloj binjakëzimi midis nesh. Është hera e parë, por jo e fundit”, u shpreh Zaccardo.
“Është një qytet shumë i bukur. Kam shumë miq shqiptarë. Realisht është e bukur Shqipëria. Komplimente! Stadiumin nuk e kam parë akoma nga brenda, por duket i jashtëzakonshëm. Do të ishte bukur për shqiptarët një fitore. Ndeshja do të jetë e vështirë, me këtë entuziazëm pse jo”, tha De Biagio.