• |
ide | kryesore

Kelly Brook feston ditëlindjen e rrethuar nga meshkujt (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Aktorja dhe modelja e njohur Kelly Brook ka festuar së fundmi përvjetorin e saj të 40-të dhe si duket nuk është kursyer aspak për t’i dhuruar vetes së saj një festë të paharrueshme me rastin e këtij eventi shumë të veçantë për të.

Kelly është shfaqur me një fustan ngjyrë rozë plot me shkëlqim dhe është surprizuar nga miqtë e saj në ‘Radio Heart’. Ajo eshte befasuar nga djemtë e grupit ‘Magic Mike Live‘ të cilët e kanë rrethuar duke e kthyer në epiqendër të festës. Djemtë i kanë dhuruar një shfaqje personale dhe aktorja është ndjerë më e lumtur se kurrë gjatë festës ku duket mjaft mirë edhe nga fotografitë ku ajo shfaqet e qeshur dhe duke shijuar maksimalisht surprizën. “Kjo është ditëlindja më e mirë që kam pasur ndonjëherë”, ka treguar, Kelly.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *