• |
ide | kryesore

Kthehen titullarët kuqezi: pesë ndryshime me Andorrën, Reja stabilizon formacionin

Sport



Ishte e kuptueshme që nga Andorra tek Franca gjërat do të ndryshonin. Madje u kuptua që kur tekniku Edy Reja vendosi të zbriste në Elbasan Arena me atë formacion. E ja, kundër kampionëve të botës rikthehen titullarët e italianit, ata me të cilët ka ndërtuar boshtin e skuadrë. Do të jenë vetëm dy lëvizje, edhe ato të detyruara: mungesa e Cikalleshit dhe forma fizike e Memushajt.

E megjitatë, në krahasim me ndeshjen e luajtur tre ditë më parë në Elbasan, Shqipëria pritet të bëjë pesë ndryshime. Atë që ndodhi në Paris e kujton tekniku, por edhe Odise Roshi vetë, që përfundon në pankinë, pavarësisht një prove pozitive në total me Andorrën (goli i parë andorrian erdhi në krahun e tij). Nisëm me mesfushën, sepse pikërisht aty ndryshon më shumë skuadra. Gjasula merr vendin e tij përpara mbrojtjes, Bare e një mes Qoses e Memushajt do të jenë në qendër të mesfushës me 5. Forma jo e mirë fizike e vlonjatit mund ti japë një shans Qoses, ndërsa në krahë Lenjani në të majtë e Hysaj në të djathtë janë të sigurtë.

Në kuadratin e portës duhët të rikthehet Thomas Strakosha, pasi qendroi të shihte në pankinë barazimin 2-2 me Andorran, nuk duhet të ketë ndryshime edhe mbrojtja, ku në qendër rikthehet Dermaku, për të stabilizuar një repart që me Andorrën tregoi brishtësi, ndërsa Ismajli e Gjimshiti do ti bëhen krahë. Në sulm situata është më e thjeshtë sepse mungojnë alternativat: Manaj-Balaj është binomi i pritshëm, sidomos pas dëmtimit të Kamberit.

FORMACIONI I MUNDSHËM

PORTIER: Strakosha
MBROJTËS: Ismajli, Dermaku, Gjimshiti
MESFUSHORË: Hysaj, Bare, Gjasula, Qose (Memushaj), Lenjani
SULMUES: Balaj, Manaj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *