• |
ide | kryesore

Kualifikueset Euro2020/ Franca e ndaluar të gabojë në Shqipëri: CR7 në ndeshjen e 100 golave

F1, Sport



Është mundësia për të mbyllur historitë e kualifikimit për disa nga kombëtaret e impenjuara mbrëmjen e sotme në kualifikueset për Euro 2020. Kështu, për të mos u humbur është ndeshja në Shqipëri për Francën, ndërsa Cristiano Ronaldo mund të mos i japë dot vendin e parë Portugalisë, por mund ti dhurojë vetes një tjetër arritje, atë të 100 golave me luzitanët.

Grupi A
Gjithcka e qartë në këtë grup, me situatat që u fiksuan tre ditë më parë, kur Kosova doli e mundur nga Repulika Ceke. E atëherë Anglia është e para me 18 pikë dhe cekët e ndjekin pas me 15, duke i bërë ndeshjet e fundit statistikore. Tre luanët mbërrijnë në Prishtinë për të sfiduar Kosovën; Hirushen që nuk arriti të bëhej Mbretëreshë në Ëembley, por që në Fadil Vokrri do të kërkojë të marrë platenë e duhur në ndeshjen e duhur. Bullgaria e vendit të fundit do të presë Cekinë, në një ndeshje që mund ti shërbejë bullgarëve vetëm për të kaluar Malin e Zi në renditje, duke ikur nga fundi i renditjes.

Grupi B
Ukraina e ka siguruar vendin e parë të grupit me 19 pikë, pesë përpara Portugalisë, ndërsa Serbia me 13 pak shpresa ka edhe nëse fiton me skuadrën e Shevcenkos. Kjo sepse Cristiano Ronaldo e të tjerët kanë një ndeshje të thjeshtë, edhe pse në transfertë, kundër Luksemburgut. E pikërisht CR7 kërkon 100 golat me kombëtaren portugeze, për tiu afruar edhe më shumë rekordin absolut të iranianit Ali Daei, që momentalisht ka shënuar 11 gola më shumë për kombëtaren e tij se Ronaldo.

Grupi H
Fatet e vendit të parë të këtij grupi luhen në Air Albania, stadiumi i ri i Shqipërisë që do të inaugurohet kundër kampionëve të botës. Nuk është e thjeshtë ti bëhesh barrierë Francës, por kuqezinjtë do të kërkojnë pikrëisht këtë, për ti dhënë kënaqësinë një stadiumi të mbushur plot. Deschamps e di mirë se një barazim nuk mjafton, në kohën kur Turqia, vetëm dy pikë pas por e favorizuar në ndeshjet direkte, do të luajë kundër Andorrës. Është e vërtetë që në Turqi ata u dorëzuar vetëm në minutën e 90, por kjo do të jetë një ndeshje tjetër. Islanda, e sigurtë në vendin e tretë, do të udhëtojë drejt Moldavisë, që objektivin e vetëm ka të mos mbetet e fundit e grupit, e kaluar edhe nga Andorra.

EURO – QUALIFICATION:: GROUP A
18:00 Bulgaria ? – ? Czech Republic
18:00 Kosovo ? – ? England
EURO – QUALIFICATION:: GROUP B
15:00 Luxembourg ? – ? Portugal
15:00 Serbia ? – ? Ukraine
EURO – QUALIFICATION:: GROUP H
20:45 Albania ? – ? France
20:45 Andorra ? – ? Turkey
20:45 Moldova ? – ? Iceland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *