• |
ide | kryesore

Mirror zbulon prapaskenën: Guardiola lamtumirë City në fund të sezonit

Sport



Sezoni i katërt në pankinën e Manchester City mund të jetë edhe i fundit për Josep Guardiola, pavarësisht se spanjolli ka një kontratë që i përfundon në 2021. Sipas asaj që bën të ditur Mirror, në fakt, ka një klauzolë e zgjidhjes së kontratës në akordin me teknikun ashtu si ka ndodhur më parë edhe me Manuel Pellegrini, kur drejtonte City.

Zërat për ikjen e Guardiola – sipas të përditshmes britanike –janë bazuar nga informacione të ndryshme të ardhura gjatë muajve të fundit. Mbi të gjitha familja e trajnerit katalanas nuk është e lumtur të jetojë në Manchester, aq sa gruaja e tij Cristina ishte kthyer në Spanjë me vajzën më të vogël.

Sipas disa burimeve, e ardhmja e teknikut mund të jetë përsëri tek Bayern Mynih, që ka menduar për të për sezonin e ardhshëm. Duket megjithatë e pamundur që Guardiola të ketë dëshirë të kthehet të stërvisë në Gjermani. E në sfond mbetet gjithnjë Juventus, për të cilën është folur gjatë në verë e që mbetet një hipotezë për momentin e vështirë duke parë rendimentin pozitiv të Sarri, por sigurisht jo e pamundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *