• |
ide | kryesore

Negociatat/ Zbulohet plani me 7 pika i Makron për antarësimin në BE

-Instant, Arkiva, Kryesore

Të gjithë ata që u frikësuan se Franca po përpiqej ti jepte fund integrimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në BE duhet të ndihen më të lehtësuar. Parisi zyrtar nuk e ka mohuar këtë mundësi por është angazhuar në një proces më të gjatë dhe më të vështirë deri në anëtarësimin e poltë. Së paku kështu rezulton sipas një dekomenti një  6-faqësh të cilën Franca e ka dorzuar këtë fundjavë për vendet e 27. Në draftin që  ndodhet aktualisht në duart e diplomatëve të BE, flitet për një anëtarësim gradual të vendeve që aspirojnë BE-në i cili do të kryehet në shtatë etapa kryesore. Por ay përshkruhet gjithashtu se për kalimin e çdo etape secili vend do të ketë edhe bonusin përkatës.

Shtatë hapat që duhen kryer sipas, “EU Observer”, janë: (1) sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; (2) arsimi dhe puna kërkimore; (3) punësimi dhe çështjet sociale; (4) çështjet financiare; (5) tregu i përbashkët, bujqësia dhe peshkimi; (6) punët e jashtme; dhe (7) “të tjerat”.

Sipas draftit francez të paraqitur në 15 nëntor, vendet që do të bënin progres në rrugëtimin prej 7 hapash, do të përfitonin mundësinë e programeve dhe fondeve të BE-së për sejcilën fazë që do të kenë kaluar me sukses. Kalimi në fazën tjetër do të bëhet pasi vendi kandidat, jo vetëm të ketë miratuar legjislacionin e nevojshëm, por edhe të ketë provuar se e  zbaton në mënyrë korrekte në praktikë.

Në draft percizohet mirë përpos shkopit edhe karrota që do të fitojnë vendet për çdo hap të përmbyllur me sukses.

Kështu nëse ata rrezultojnë kalues në fazën e parë do të shpërblehen duke u bërë pjesë e klubit juridik të BE në Hagë. Faza e dytë do ti mundësonte të futeshin në programin Horizont 2012 dhe ti lejonte universiteteve ballkanike të ndërverpronin në shkëmbimin e studentëve sipas projketit Erasmus. Faza e katërt do ti mundësonte të aderonin në Unionin Bankar të BE dhe faza e pestë të përfitonin nga fondet strukturore të Unionit çka nënkupton suvencione në disa miliardë Euro.

Pra një vend kandidat do të fitonte qasje edhe më të shpejtë në një program të caktuar apo ndihmë të BE që korrespondon me një etapë të përmbyllur, gjithnjë duke pasur si objektiv final anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.   

Ministrat e punëve të BE do të zhvillojnë bisedime mbi idetë franceze të martën në Bruksel, ndërsa çdo ndryshim që mund të bëhet duhet të arrihet në unanimitet të plotë. Nëse çdo gjë pranohet, atëherë pritet që Komisioni Europian do të realizojë idetë me dokumente ligjore më të hollësishme deri në Janar 2020.

Ajo që është e rëndësishme të thuhet qëndon në faktin se Parisi ka “riafirmuar” mbështetjen pa ekuivoke për vendet si Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia sepse ato, “Prej historisë së tyre, kulturës së tre dhe gjeografisë së tyre, i përkasin Europës”.

Burimi EU Observer/ Përgatiti Lapsi.al

14 Comments

    1. Po tja kerkosh frances keto 7 pikat , nuk besoj se e kalon ‘ provimin’ , keshtu qe do ti duhet te ‘ perjashtohet’ nga eruopa .

    2. I vetmi mekanizëm për të ndryshuar politikat mafioze e të korruptuara në vende të tilla si Shqipëria, që ka popullin më të dëshiruar për të qenë pjesë e BE, do të ishte fillimi i negociatave, një proçes i gjatë ky, me kushte të vëna qeverisë, duke e detyruar ate që ti plotësojë normat e shtetit ligjor.
      Përse e do populli shqiptar pranimin në BE ?
      Pikërisht nga mendimi se duke qenë pjese e BE, qeveritë do të jenë të detyruar të realizojnë ato kërkesa që parashtron Makron dhe të tjera që ai nuk i përmend..
      Aktualisht zgjidhja më e mirë do të ishte realizimi i 9 kushteve që i vuri Bundestagu gjerman qeverisë shqiptare.
      Në 9 kushtet e Bundestagut, prioritet i jepet reformës në drejtësi e reformës zgjedhore që “projekti” francez nuk i përmend thuajse fare
      Pa një drejtësi të pa kapur nga korrupsioni e politika e korruptuar qeveritare, e pa zgjedhje normale pa abuzime me manipulime e blerje mafioze votash, nuk mund të plotësohet asnjë nga 7 pikat e Francës.
      Nga ana tjetër, përse të mos të thuhet hapur nga politikanët e Europës, që mjaftë u tortuarua ky popull me modelin më të egër të diktaturës staliniste në Europë, dhe e meriton që të ketë një qeveri demokratike të djathtë.
      Shqiptarët nuk e kanë iluzionin se ish PPSH duke ndruar emrin në PSSH, dhe qenka ndryshuar në një të majtë europiane.
      Përse vazhdon e majta europiane ta ketë këtë iluzion ?

  1. Kesaj i thone; “te te ngopin me lugen boshe”, te jesh treg por jo pjese e tregut te perbashket, te te imponojne axhentat antifamilje dhe imorale te lgbt, te te kthejne ne vendvasal por jo antar, te te marrin te gjitha atributet e shtetit por duke mos qene pjese e vendim-marrjes, te vendosin ata per ty, te te kthejne ne koloni ku do te marrin cdo gje te vlefshme dhe si kembim do te hedhin cdo mbeturine materiale dhe shoqerore qe mban perandoria e degjenerimit, BE. Keta pasardhes se inkuzicionit te zi, te kolonizatorve kriminele, niper te Kortezit &Co, keta pasardhes te kryqezatave antikrisht, kjo “kurve e motit” qe shkaktoi dy luftra boterore, qe rrenoi kontinente, qe ne themele te shkelqimit te saj te reme, nuk ka beton dhe hekur por kocka dhe gjak njerezish te vjedhur dhe te grabitur, keta pisanjose qe vdisnin nga epidemite qe shkaktonte papastertia, keta zgjepsa qe me sapunin u njohen ne shekullin e XVI, nuk ndrojne udhe dhe nuk zene mend. Kush na ka katandisur ne kete derexhe keto 30-vite? Kush na i imponon mbi krye keta kriminela antinjerez, qe nuk i njohim dhe nuk e dime se kush jane dhe nga vine? Pse bastardet qe na kane vene me force mbi krye e fillojne dhe mbarojne cdo fjali duke thene; “ka thene BE dhe SHBA”? Por cdo e keqe e ka nje fund dhe cdo maske heret a vone bie, dalngadale mileti do t’i njohe keta “miq dhe aleate strategjike”. Falemderit Evrope qe po ia cirrni masken 30-vjecare vetes, per te cilen keni shpenzuar shume ne propagande dhe ne pseudoelitat qe na impononi. Ndonjehere te keqijat kane edhe ndonje efekt anesor pozitiv.

  2. Pirdh, pirdh se lirohesh o Macron! Pra Shqiperise i duhet te kaloje nja 3-4 breza per tu bere pjese e BE-se(po u be)! Vari trapin! Pse nuk e thote troc ky bobi, qe vendet me shumice muslimane ju ndalohet hyrja ne BE. Edhe breshken po ta pyesesh, kete pergjigje te jep.

    1. Qe shqiperia eshte me e prapambetura kjo nuk do as fe as patriotizem. Kthelloje pak trurin dhe shif te drejtat minimale qe kane shtetet tjera dhe krahasoji me te drejtat tuaja dhe pastaj kritiko ke te duash…

  3. Problemi keyesor qe shtrohet eshte tek termi “Vend kandidat”. A eshte Shqiperia e tille, a e ka ket status? Programi i paraqitur nga Franca,mendoj se eshte serioz (pavaresisht asaj qe mund te fshihet prapa) dhe ka per qellim qe te ne BE te hyjne shtete qe respektojne te drejtat themeltare te njeriur dhe qe kane nje drejtesi te pavarur. Shqiperia “ngel ne klase” qe tek pila e pare. Thjesht per te ngritur Gjykatat do duhet ndonje dekade pas mishmashit qe solli reforma ne drejtesi dhe zbatimi i saj. Pra ai qe quhet “shtet i se drejtes” do funksionoje, gjithmone nese dnuk do kapet nga politikanet, aty nga viti 2030 ne rastin me te mire. Pikat e tjera do duan nja 50 vite per t’u implentuar, e keshtu nga fundi i shekullit . Sa per ata qe e kane me BE-ne e qe kuptohet se pse bejne komente negative ndaj saj, mund t’iu thuhet se pse u festua me te madhe vitin qe shkoi hapja e negociatave? Ka edhe prej atyre qe Kortesun e bejne francez, nderkohe qe dihet se ishte spanjoll dhe genjente azteket me pasqyra duke iu marre arin, njelloj sikurse genjehen shqiptaret me ato fasadat te paraqitura ne 3D.

  4. ore komentusa ( ose fugshpumsa 😀 ) shqiperia ka ryre ne evrope ore djema, e mbaj mendsi sot kur Rama na pergezoi ambbsadoret, biles edhe Lu Peshkatari dhe Vlahutin Testarossa na uruan ne si popull, Ca thoi ky Makroni o djema , po Shqiperia ka ryre ne evrope , kemi 3 vjet tani

    😛

  5. Mire e ka Makroni por qeverite Shqiptare nuk jane ne gjendje te bejne as 1/10 e ketyre kerkesave. Keshtu qe rrofte hashashi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu