• |
ide | kryesore

Ngërçi në Kushtetuese përplasin fort Fatmir Xhafën me Gazmend Bardhin

Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i komisionit parlamentar të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj ka komentuar këtë të diel situatën në Gjykatën Kushtetuese. Në disa postime radhazi në Tëitter, Xhafaj thotë se Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anetare e Gjykatës Kushtetuese dhe se presidenti Meta po vepron në shkelje të Kushtetutës.

“Në bindjen time znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e GjK. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin.

Zbatimi i Reformës ⚖ kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri. Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim. Pasojë e mendjeve të nxehta e qëllimkëqija.

Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim. Kryesorja me mekanizma politikë, por edhe me veprime të mirëmenduara ligjore, institucionale dhe gjyqsore. Nëse duhet ka edhe precedentë e ekspertizë ndërkombëtare” – shkruan Xhafaj.

Por për sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi ky qëndrim është i papranueshëm, kjo pasi drejtësia e re nuk mund të bëhet me shërbëtorë partiakë siç e cilëson ai kreun e KED, Ardian Dvorani.

“Sulmi i vëllait të Geron Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetutese përse zbatoi Kushtetutën dhe jo urdhrat e Partisë është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit.

E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake, por Kushtetuta është e qartë në tre pika:

1. Emërimi i 3 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga Dvorani i Partisë në KED (neni 125 i Kushtetutës).
2. Gjyqtari i emëruar që të fillojë detyrën duhen të betohet përpara Presidentit të Republikës dhe jo në zyrën e Fatmir Xhafës apo selinë e Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).
3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet që do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, dhe jo pushtetit popullor dhe Statutit të Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës)” – shkruan Bardhi.
Sipas tij këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka shpallur asnjë fitues, sepse nuk e ka këtë kompetencë (neni 149/d i Kushtetutës).
“Dvorani i Partisë ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë, por ato nuk janë vendime të organit kolegjial KED, por vendime personale të ushtarit të vëllait të Geronit në KED. Ata që spo lenë organ të ri të drejtësisë pa futur duart, me manovra kriminale, politike, qëllimkëqija dhe antikushtetuese, duhet të kuptojnë se zbatimi korrekt dhe sipas Kushtetutës i Reformës në Drejtësi është parakusht për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian” -shkruan zyrtari i lartë i PD-së.



6 Comments

  1. Vëllau geroni bën propogandë sepse nuk i referohet asnjë neni të shkelur nga Presidenti, ndërsa Bardhi ia numron nenet e kushtetutës që ka shkellur rilindja.

  2. Keto “gabimet ne zbatim” i kushtuan koken Dvoranit. Mos dil me per te folur se ty te shkerdheu Vangjush Dako, ske goje te permendesh Xhaferrlarin. Kur ste pjerdh kush, pse llap…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *