• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Kush komandon krimin nga burgu do i ‘prihet’ gjuha

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Kush është në burg dhe komandon krimin prej aty do t’i ‘prihet’ gjuha dhe nuk do të komandojë më prej aty”.

Ky ka qenë paralajmërimi i Lulzim Bashës për të gjithë eksponentët e krimit që sundojnë ende nga burgu, ku mes tyre përmendi edhe Aldo Baren. Në një takim me fermerët e Myzeqesë së Divjakës Basha tha se ende janë evidente rastet kur bota e krimit sundon nga burgu, duke shtuar se ai do të drejtojë një qëveri që do të vijë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Në kushtet e sotme me fat është ai që del fyt e fyt, shumica jeni të zhytur në borxhe dhe merrni borxhe për të larë borxhe. Askush nuk i kupton këto në kalçeton e korrupsionit. Unë jam këtu për ti kuptuar gjërat me sytë e shqiptarëve. Zgjidhja që ne ofrojmë është zgjidhje e përbashkët që buron nga ky bashkëbisedim dhe nga një qeveri e dalë nga vota e lirë e juaj. Për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës jemi ketu ku jemi me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkishë të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me prokurorë të paligjshëm, ku e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish. 

Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse edhe pse jane tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perendimore. 

E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojne ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për keta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë. Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet. Ndajnë paratë. Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura. Nuk ka zgjidhje me këta njerëz. Nuk kanë ofertë. Nuk sjellin dot as rend e siguri, as lufte kundër korrupsionit, përkundrazi, të vetmin preokupim është te kapin drejtësinë”, theksoi Basha.



10 Comments

  1. Te presin njemije pune te tjera o shoku,se ajo eshte ceshtje qe e zgjidh edhe nje gardian burgu.Mos u ngaterro ne keso detajesh se do humbesh ne pyllin e mijrave problemeve teknike qe jane lehtesisht te zgjidhshme dhe pa asnje kosto. Tung.

  2. Si i erdhi ketij me mafjen brenda ne burg ? Pasi i zgjidhi te gjitha problemet me mafjen jasht burbut , ju kthye mafjes brenda . Mire e thote nje komentues me larte, kto ceshtje zgjidhen brenda nje muaji, po merru me ceshtje te tjera.
    Nuk e marr vesh kete deklaraten e sotme.

  3. Sa ishte jashte aldo bare ky bente shurren ne brek dhe nuk e permendte asnjehere,sot qenka bere trim,o lulu po ti je jashte sitemit me deshire,futu njehere ne sistema me zgjedhje ne pd dhe pastaj ato parlamentare,kur ti fitosh fillo dhe dhe premto

  4. O Lulo ti te ha karin dhe eke treguar me veora. Hapi rrugen dikujt tjeter qe ka bole se ti je semundje e bute

  5. Me komentues te pshurrur nga politika kuqale, e qe ne komentet e tyre jane me afer iditit e krye mafizit qeveritar, dalin me komente e fjalor ashtu sic edhe kane origjinen e strehen qe i ushqen me politike. Nese e ka thene ate ligjerate, qe ne kuptim, e veprim eshte per ne fund, a e kuptoni se thenia ka edhe domethenie,,,,sepse bandat, gangsteret qe e sollen dhe ndihmuan kete pushtet, sot bashkepunojne si brenda burgut, ashtu edhe jashte saj, ne bashkepunim me banditet pushtetare te korruptuar, qe vijne nga sistemi i kaluar dhe qe po demtojne e shkatrrojne rrugen demokratike qe ka kerkuar e kerko ky popull i vuajtur. Ne se jeni opzitare, e kerkues nga opozita, behuni kerkues e ndihmues qe ky pushtet te mos u shtype e tu sundoje, por edhe te mos ju mashtroje me politikat anti opozitare te formave te sistemit te baballareve te tyre. Ne, jemi popull, jemi ne opozite me te tera qeverite qe na mashtrojne, apo na shfrytezojne per pushtetin e tyre, andaj, me mire me njerez te bute e te sinqerte, e qe premtimet i realizojne, se sa ky KM, qe kemi qe edhe ju e dini se si mashtroi nje popull te tere , dhe ja sot ku e ka cuar, ne buze te gremines e falimentimit. Andaj, gjithsesi, cdo qeveri qe vjen pas nje tjetre, me mire do beje, se me keq ka shembullin e asaj qe ka ikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *