• |
ide | kryesore

Pas shumë muajsh mungesë, shfaqet në formë Beonce (FOTO)

Paparazzi, Slider



Aktualisht, Beyonce dhe Jay Z po kalojnë pjesën më të madhe të kohës, në Hollywood, Florida, duke u marrë me fondacionin e reperit, “The Shawn Carter Foundation”.

Dje, çifti i famshëm është parë brenda “Seminole Hard Rock Hotel & Casino”, të dy të veshur elegant për eventin e rëndësishëm. Beyonce, nënë e tre fëmijëve dukej një mrekulli e veshur me një fustan të ngushtë pas trupit, ngjyrë bezhë me luspa nën të që i jepnin shkëlqim.

Flokët, zgjodhi t’i linte natyralë për t’i kombinuar ato dhe veshjen me një palë vathë të thjeshtë. Nga ana tjetër, edhe reperi u përpoq të dukej elegant, i veshur me një kostum të zi.

Gjatë eventit privat të “The Shawn Carter Foundation Gala”  që u mbajt në datat (15-16 nëntor), i organizuar nga Jay, kanë qenë të pranishëm shumë personazhë të njohur, përfshi këtu performancën speciale të Alicia Keys.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *