• |
ide | kryesore

TCH: PD i thotë “po” OSBE-së, do të marrë pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore

Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike i thotë po tryezës së OSBE-së për reformën zgjedhore, e cila do të organizohet ditën e martë.

Burime nga selia blu, konfirmuan për Top Channel se Partia Demokratike do të marrë pjesë në nivel teknik, në tryezën e diskutimit, e cila do të ketë në fokus financimin e partive politike.

Në parim, kemi shprehur gatishmërinë për të qënë perzent, po presim të njihemi me axhënden e takimit,” – i tha një zyrtar i lartë i PD-së, Top Channel.

Në tryezën e OSBE, e cila nuk do të jetë e hapur për mediat, pritet të ketë diskutme nga eksperte të ndryshëm zgjedhor mbi temën e takimit si dhe përfaqësues të komisonit parlamentar.

Ky është takimi i dytë i organizuar nga prezenca e OSBE, në kuadër të reformës zgjedhore, ku puna për të po vijohet e ndarë.

Lexo më tej: 

Reforma zgjedhore/ Opozita vendos kushte të forta (platforma e plotë) 

4 Comments

  1. EH ,duhet ai XHAXHI qe te gjithe keta parazite qe bejne sikur zihen, ti marre per leckash tu jape nga nje lopate te hapin kanale. Dhe pastaj Driteroi tu kendonte : A,sdoni te hapni kanale ne Korce,Mat e Puke,
    S ka buke.

  2. Sa poshte qe kane rene disa komentues. Kur jane larg rruges e rregullave qe ka demokracia, na permendin breket, si ofendim, por jo llogjikim per rastin konkret.Reforma zgjedhore ka qene, dhe eshte shkaku kryesor qe partite e medha kane menduar, e bashkepunuar per jetegjatesine e tyre ne pushtet, dhe qe te dime se ku shkon vota jone duhen permiresime rrenjesore ne drejtim te saj. Ne se e realizojne me rregulat demokratike, pa hile, atehere edhe populli e di se ke te zgjedhe, e perse e zgjedh. A e shihni se c;kemi ne parlamet, shumica mediokerr, servile, e rrogetare partie qe po na drejtojne ne ate palo parlament, e me ate palo kryetar parlamenti, qe dihet kush ka qene. Ne demokraci nuk duhet te egzistoi parulla;; partia mbi te gjitha, apo NE, dhe ATA, sepse me keto dy thenie e tregojme politiken se c;lloje fytyre ka, shembullin e kemi ne koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu