• |
ide | kryesore

Rebelimi i Napolit: ndëshkimi i De Laurentiis është spektakolar

Sport



Linjë e ashpër ajo e Aurelio de Laurentiis kundër “rebelimeve” të lojtarëve të Napolit. Ashtu si bën të ditur Tuttosport, presidenti i të kaltërve ëhstë duke vlerësuar mundësinë për të prezantuar një cështje në Kolegjin Arbitral të Figc për ti mbajtur një pjesë të rëndësishme të pagës së ardhshme që i detyrohet lojtarëve, duke u shtyrë deri në 50%. AdL po vlerëson edhe mundësinë për të mbajtur krejtësisht pagën deri në shprehjen e verdiktit nga Kolegji, që mund më pas ta konfirmojë ose të modifikojë kërkesën.

Nuk mjafton, sepse numri 1 i Napoli i ka treguar disa miqve vullnetin për tui kërkuar skuadrës edhe një dëmshpërblim për prishje imazhi që klubi pësoi për shkak të këtij rebelimi. Në këtë rast cështja i kalon drejtësisë civile, duke qenë se në lojë janë cështje relative mbi të drejtën e imazhit të dokumentuar në shkrime private që i kanë shpëtuar klauzolës përfshirëse të Figc.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *