• |
ide | kryesore

Shakira tregon momentet e vështira që ka kaluar

Paparazzi, Slider



Shakira, ylli i muzikës latine-pop në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar për përvojën e saj të depresionit të lidhur me hemorragiinë e kordave vokale në vitin 2017, para turit El Dorado.

“Mendoja që shumë gjëra në jetën time do të më braktisnin gradualisht, bukuria, rinia, por kurrë s’kisha menduar se zëri im mund ta bënte këtë, pasi është kaq i rrënjosur në natyrën time. Është identitet. Të mos arrije të këndoje ishte e padurueshme.”
Ajo i superoi këto momente të këqija duke mos folur e duke u shprehur me gjeste dhe fëmijët e saj nuk mund ta kuptonin. Më pas ka shtuar:
“Nuk arrija të isha pozitive, përkundrazi, isha shumë pesimiste. Ishte shumë e vështirë të ishe pranë meje dhe bashkëshorti im Gerard Piqué e ka përjetuar më keq se unë. Në disa ditë nuk arrija as të ngrihesha nga shtrati sepse isha në depresion.
Për fat të mirë ajo u rikuperua dhe turi i saj u mbajt në vitin 2018. Për të ishte një lloj përvoje religjioze. Ajo ka dashur ta bëjë publik këtë moment duke u shprehur:
“Kujdesem që fëmijët e mi të mësojnë nga pengesat, nga vështirësitë që kemi hasur unë dhe babai i tyre. Ata nuk kishin lindur kur unë jetoja në Kolumbi, kur të gjithë dyert më përplaseshin në fytyrë. Këto janë histori që dua t’ua tregoj sepse jeta nuk është gjithmonë e thjeshtë dhe jo gjithçka shkon siç është planifikuar”, ka thënë Shakira duke vërtetuar që ka dritë në fund të tunelit. Periudha të errëta mund të kenë të gjithë, por me vendosmëri, kurajë dhe besim, të gjithë mund t’ia dalin.
Pas një viti me depresion, Shakira ia doli dhe El Dorado World Tour është realizuar në formën e një dokumentari që do të dalë në treg këtë muaj. Më 2 shkurt të vitit që vjen, në ditëlindjen e saj të 43-të, ajo do të dalë në skenë me mbretëreshën e Pop, Jennifer Lopez.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *