• |
ide | kryesore

Video / Spektakël e fishekzjarre në festën e stadiumit “Air Albania”, tifozët shqiptarë shpalosin banderolën gjigante me shqiponjë

Sport



Takimit Shqipëri-Francë në kuadër të kualifikueseve Euro 2020 i ka pararprirë ceremonia inauguruese e stadiumit të ri “Air Albania”. I ftuar special në këtë ditë të veçantë të shqiptarëve është edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Pas koreografisë së rastit, këngëtarët e mirënjohur shqiparë Florian Mumajesi, Aurela Gace, dhe Era Istrefi kanë performuar në fushë. Më pas janë ekzekutuar himnet respektive, ku ai i francez është kënduar nga Besa Kokëdhima dhe është shoqëruar me vërshëllima të tifozëve ndërsa ai shqiptar është kënduar nga Juliana Pasha.

Në momentin kur po këndohej himni shqiptar, në tribunën veriore të stadiumit, u hap një banderolë gjigande, ku një shqiponjë dukej mbi një stadium, e më poshtë shkruhej: “Këtu shqiponjat kanë folenë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *