• |
ide | kryesore

Alvin shtrohet në spital

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm 11-vjeçari Alvin Berisha i shoqëruar nga babai Afrim e familjarët e tij ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Lecco-s.

Një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjëndjen shëndetësore të vogëlushit i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri ku humbi jetën nëna e tij Valbona së bashku me 2 fëmijë e partnerin e saj të ri.

Nga atentati me bombë Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë e u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi të dukshme në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar.
Gjthashtu RTV Ora është në kontakt me institucionet italiane nga burimet e të cilave mëson se për Alvin Berishën po mendohet një plan special për kujdesjen ndaj tij e rikthimin në shkollë.
Vogëlushi shqiptar i cili jetoj për rreth 5 vite në Siri, ka lindur në Itali, e ka një leje qëndrimi të përhershëm në këtë vend së bashku me babain e motrat e tij. Qëndrimi në Siri ka bërë që ai të harrojë gjuhën italiane e të flas në gjuhën arabe.
Gjatë takimit të parë që Alvin bëri me babain e tij në afërsi të kampit Al Hol në shtator të 2019, u shpreh se e ka marrë malli për shokët e dëshëron shumë të kthehet sa më parë në shkollë.

Për momentin prioriteti i parë ndaj vogëlushit shqiptar është shëndetii tij fizik e psikologjik. Pak ditë më parë i marrë në pyetje nga autoritetet italiane, psikologu verifikoj se ai po përjeton një traumë të fortë emotive./ Ora



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *