• |
ide | kryesore

Dani Alves tallet me Messi: “Brazili është mësuar të mundë Argjentinën kur ka rëndësi”

Sport



Kur Brazili e Argjentina sfidohen nuk është kurrë një miqësore. Edhe një e tillë krijon gjithnjë polemika. Arabia Saudite ka mirëpritur miqësoren që pa Lionel Messi të shënonte penalltinë decizive e të merrte me vete shumë kritika në rrjetet sociale nga tifozët e Cristiano Ronaldo. Brazili humbi, por Dani Alves nuk e bën dramë, duke shigjetuar Messi, që i dha fitoren e parë Scaloni përballë Seleçao.

Mbrojtësi i San Paolo, që nuk po kalon një moment të lumtur në nivel personal, pasi u kontestua nga tifozët e tij, nuk ishte grumbulluar për sfidën kundër Albiceleste. Edhe pse nga larg, Alves nuk humbi asnjë minutë të kombëtares së tij dhe ashtu si bën të ditur AS, ka komentuar sfidën nga circuiti i Interlagos ku në fundjavë u zhvillua CP i Brazilit në Formula 1: “Sa keq që ndeshja shkoi ashtu. Por mund të ndodhë… Edhe ne po ndërtojmë dicka të re e duhet të përmirësohemi”.

Dani Alves megjithatë nuk ka ngurruar të ngacmojë ish-shokun e tij tek Barcellona, Lionel Messi: “Jemi mësuar të fitojmë kundër Argjentinës sidomos kur ka rëndësi”. Një riferim për gjysëmfinalen e korrikut, kur brazilianët fituan 2-0, për të rrëmbyer më pas trofeun e Kupës së Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *