• |
ide | kryesore

Edhe Sollaku kundër KED: Shkeli Kushtetutën

Lajme, Të fundit



Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shkelur Kushtetutën. Sipas tij vënia në radhën e kandidatëve të Besnik Muçit ishte shkelje në një kohë që ai e kishte bërë betimin si anëtar i Kushtetueses.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte për detyrë të zgjidhte kandidatët duke ia paraqitur Kuvendit dhe Presidentit. Ama Kushtetuta kishte një rregull duhet të fillosh me presidentin, do i çosh tre emra për një post. Do mbarosh me këtë do i çosh Kuvendit, pastaj Gjykata e Lartë dhe pastaj i 4 do vinte prapë tek presidenti.

Por për çudi ishte se për aq kohë sa nuk kishte kandidatë edhe 1 që presidenti e kishte dekretuar, Besnik Muçi përsëri u paraqit si kandidat në Kuvend. Por kjo është absurde. Nuk kishte numra. Aq persona ishin kualifikuar. Për mua nuk u respektua Kushtetuta, u shkel” – tha Sollaku. Kujtojmë se Sollaku ishte kandidat për anëtar të Gjykatës së Lartë, por më pas u skualifikua nga gara nga KLGJ. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Flet ish prokurori qe nuk eshte me askushi per nje arsye te thjeshte qe jep opinione si gazetare kazani ne mbledhjen e rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *