• |
ide | kryesore

Flak 12 lojtarë e një popstar në pankinë: debutimi absurd i pronarit më ekscentrik të Anglisë

Sport



Premier League e Championship janë ndalur për shkak të impenjimeve të kombëtareve, por pjesa tjetër e piramidës së futbollit anglez vazhdon të shkojë përpara. Asnjë nga ndeshjet e kësaj fundjave nuk e ka tërhequr vëmendjen në ishull, sa ajo mes Romford e Coggeshall Town, e vlefshme për Isthmian League North Division, divizioni i tetë. E motivi është vetëm një: ndeshja e parë në pankinë për Glenn Tamplin, pronarin më të cuditshëm të Anglisë.

Tamplin sapo e ka blerë Romford e vendimet e tij të para bënë zhurmë: shkarkim i menjëhershëm i stafit teknik, përfshirë trajnerin, e revolucion në organikë. Në ditën e tij të parë në detyrë milioneri bleu 15 lojtarë, që përpara ndeshjes patën kohë të bëheshin 21. E për fat, sepse si shpjegon Daily Mail, pak minuta nga fillimi Tamplin që është edhe trajneri i skuadrës, coi në shtëpi 12 lojtarë se erdhën me vonesë në fushën e lojës. E këtu nuk gjeti justifikim as koha e keqe që krijoi probleme lëvizjesh dhe gati shtyu ndeshjen.

Në fushë pastaj ishte spektakël, në kuptimin e parë të fjalës. Në pankinën kundërshtare ishte popstari Olly Murs, që është prej kohësh drejtues i Coggeshall. Guximi i Tamplin e bëri që të rreshtonte një 3-3-4 dhe ti mbyllte tre zëvendësimet në 30 minuta, me sa duket i pakënaqur me të tijtë. Në fund presidenti-trajneri-milioner është dorëzuar duke humbur ndeshjen 2-3. Tifozët kanë qenë të kënaqur, edhe falë birrave gratis nga klubi e mezi presin ndeshjen e ardhshme…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *