• |
ide | kryesore

Gjiganti amerikan ‘Tesla’ investon miliarda euro në Berlin për fabrikën e re

Arkiva, Planet



Kompania amerikane e prodhimit të automjeteve elektrike “Tesla” ka planifikuar të investojë deri në 4 miliardë euro (4.4 miliardë dollarë) për ndërtimin e një fabrike të re në dalje të Berlinit.

Sipas qeverisë së shtetit gjerman të Brandenburgut, i ashtuquajturi “Gigafactory” i kompanisë Tesla në Gruenheide fillimisht pritet të punësojë 3 000 persona, dhe ky numër mund të rritet në 8 000 pas një procesi të zgjerimit. Ky ishte një vendim i papritur i bossit të Teslas, Elon Musk. Miliarderi zbuloi planet e tij për Berlinin papritur.

Puna për ndërtimin e fabrikës është planifikuar të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2020, por kompania amerikane “Tesla” fillimisht duhet të paraqesë dokumentet e nevojshme të lejes.

“Kompania pritet të marrë subvencione me vlerën e rreth 300 milion eurove të ofruara nga BE-ja”, raportoi gazeta gjermabe “Bild am Sonntag”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *