• |
ide | kryesore

Halle Berry akuzon ish të dashurin për incest

Paparazzi, Slider

Aktorja e Hollywoodit Halle Barry ka bërë akuza të rënda në kurriz të ish-të dashurit, Gabriel Aubry, duke thënë se ai kishte bërë seks me një anëtar të familjes dhe se kishte abuzuar mbi baza racore ndërsa ishin bashkë.

53-vjeçarja gjithashtu pretendon se ish-i dashuri i saj kishte vite që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një anëtar të familjes së tij, dhe se kjo traumë shkatërroi jetën e tyre intime.

“Pas gjashtë muajve të parë të marrëdhënies sonë, jeta jonë seksuale u rrënua dhe pas një viti kemi kryer seks më pak se tre herë në 365 ditë,” dëshmoi ajo, sipas dokumenteve ligjore.

Halle tha se Gabriel kishte pranuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me një anëtar të familjes së tij për vite me radhë.

Avokatët e Gabriel i kërkuan gjykatës të fshijë disa prej pretendimeve të saj nga procesverbali, duke thënë se komentet e saj ishin të parëndësishme ose të gabuara.

Çifti filloi të takohej në vitin 2005, tre vjet më vonë u bën me një vajzë, dhe secili vazhdoi rrugën e vet në 2010.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu