• |
ide | kryesore

Harry Styles hedh kunja për Zayn

Paparazzi, Slider



Në monologun hapës të “Saturday Night Live”, Harry Styles thumboi pa u menduar dy herë Zayn Malik, ish-anëtarin e grupit One Direction.

“Nuk jam më në një grup me çunakë,” tha Styles. “Jam në një grup me burra tashmë.” Por në vijim, ai i dha monologut një tjetër kthesë. “I dua ata. I kam si vëllezër. Niall [Horan], Liam [Payne], Louis [Tomlinson] dhe…uh” u mendua Harry, pak para se të vazhdonte më tej: “Ringo! Po, ky është emri tjetër.”

Përmendja e emrit të Ringo Starr, bateristit të The Beatles, lidhet me faktin se ai ishte i pari që u largua nga grupi legjendar në 1968-n, për shkak të tensioneve të krijuara gjatë turneut të vitit 1966 pasuar nga vdekja e menaxherit të tyre, Brian Epstein, një vit më vonë. Epstein njihej si “anëtari i pestë” i The Beatles.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *