• |
ide | kryesore

Kontroversi Platini rikthehet në skenë: “Nuk di nëse është e drejtë të ndalen ndeshjet për kore raciste”

Sport



Racizmi brenda stadiumeve, si homofobia, është një temë që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese në vitet e fundit, por nëse në instancat e larta të qeverisjes së futbollit konsiderohet mjet luftimi, ndalimi i ndeshjeve për koret ofensive, ka që mendojnë ndryshe. Michel Platini, që ka deklaruar tani se hedh sytë drejt fronit të Fifa-s, ka zgjedhur gjithnjë të jetë kontrovers në mëntrën e konceptimit të situatës: “Nuk është e mundur që në 2020 të fyesh ngjyrën e lëkurës apo orientimin seksual – ka komentuar Michel Platini -, por nuk e di nëse është e drejtë të ndalohen apo ndeshjet për shkak të koreve, por duhet luftuar”.

“I duhet shpjeguar ultrasve që mesazhi që japin është i gabuar – ka vazhduar ish-presidenti i Uefa -, është një fenomen që duhet luftuar”. Duke mos i ndaluar ndeshjet, por as duke mbyllur sektorët, sipas ish-drejtuesit francez: “Është e rrezikshme të mbyllësh sektorët, sepse është si me fëmijët: sa më shumë ia ndalon sheqerin, aq më shumë e kërkojnë. Në të kaluarën kishte kore qesharakë, sot kemi racizëm e homofobi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *