• |
ide | kryesore

Kualifikuese Euro 2020/ Irlanda e Danimarka, 90 minuta kualifikuese: të tjerët luajnë për statistika

Sport



Mbrëmjet europiane vazhdojnë me ndeshje të rëndësishme për grupin D, ku e gjithë vëmendja është në Dublinm në sfidën mes Irlandës e Danimarkës, që kërkojnë një vend në Euro 2020. Zvicra prêt të mësojë cdo të ndodhë mes tyre, me detyrimin të fitojë, ndërsa të gjithë grupet e tjera i kanë zgjidhur gjërat përpara ndeshjeve të fundit.

Grupi D
E sigurtë për kualifikimin në këtë grup është vetëm Zvicra, pavarësisht se është në vendin e dytë. Në fakt helvetët duhet të fitojnë në ndeshjen e fundit për të shkuar në Euro 2020, por duke patur përballë Gjibraltarin misioni është lehtësisht i arritshëm. 14 pikë kanë zviceranët, një pas Danimarkës, që për tu kualifikuar duhet të mos mundet në transfertën e Irlandës. Pikërisht kështu, sepse në ndeshjen direkte në Kopenhagen janë ndarë në barazim dhe një fitore e irlandezëve (12) do ti barazonte me pikë me danezët, duke i dhënë të drejtën e kalimit në finale.

Grupi F
Spanja e para, Suedia e dytë: gjërat janë vendosur por iberikët duan vetëm të mbyllin fushatën pa humbje. 23 pikë kanë spanjollët, që luajnë në shtëpi kundër Rumanisë së vendit të tretë, që pasi humbën në shtëpi me Suedinë tre ditë më parë i kanë dhanë lamtumirës ëndërrës për Euro 2020. Rumunët mund të kalohen edhe nga Norvegjia, që luan thjesht kundër një skuadre si Malta, ndërsa me 18 pikë suedezët presin një tjetër fitore përballë Ishujve Faroe.

Grupi J
Rekordi e mban Italinë e Mancinit të karikuar përpara ndeshjes së fundit me Armeninë në shtëpi. 10 fitore radhazi kanë arritur të kaltrit dhe një tjetër sukses do ti jepte një tjetër përmirësim asaj cafrë italianët kanë arritur në grupin J. Edhe vendi i dytë është fiksuar, me Finalndën që shkon në Greqi e kualifikuar me 18 pikë, shtatë përpara helenëve. Bosnja luan për fitore kundër Lihtenshtein, vetëm për të kaluar në renditje Armeninë, që pozicionohet po me 10 pikë dhe Greqinë, që ka një pikë më shumë.

NDESHJET
EURO – QUALIFICATION:: GROUP D
20:45 Gibraltar ? – ? Switzerland
20:45 Ireland ? – ? Denmark
EURO – QUALIFICATION:: GROUP F
20:45 Malta ? – ? Norway
20:45 Spain ? – ? Romania
20:45 Sweden ? – ? Faroe Islands
EURO – QUALIFICATION:: GROUP J
20:45 Greece ? – ? Finland
20:45 Italy ? – ? Armenia
20:45 Liechtenstein ? – ? Bosnia and Herzegovina



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *