• |
ide | kryesore

Meta pret delegacionin e OSBE-së pa ambasadorin: Reforma në drejtësi të zbatohet sipas Kushtetutës

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se “Duke ju përgjigjur interesimit për situatën politike në vend, Presidenti Meta theksoi me forcë domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë”.

Në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit, Presidenti i Republikës vlerësoi angazhimin e sinqertë të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë përsëri objekt shqyrtimi në Samitin e Zagrebit që do të zhvillohet në maj të vitit 2020”, – vijoi Presidenti i Republikës, “dhe, në këto 6 muaj, 9 kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në”.

Në lidhje me Kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së për vitin 2020, Presidenti Meta u shpreh se, Shqipëria ka mundësinë që të japë një kontribut thelbësor për Organizatën.

Kreu i Shtetit falënderoi Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për mbështetjen që ka dhënë ndër vite për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike të vendit, duke kërkuar njëkohësisht vëmendje dhe angazhim edhe në të ardhmen në ruajtjen dhe forcimin e vlerave që Organizata dhe shtetet pjesëmarrëse mishërojnë.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu