• |
ide | kryesore

U tregoi gishtin protestueve/ Meta shpall “non grata” ambasadorin Borchardt (dokumenti)

Arkiva, Kryesore, Lajme



Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë sot një akt të padëgjuar, në 30 vite demokraci, duke shpallur “non grata”, për zyrën e institucionit më të lartë të shtetit, ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt. Në një letër adresuar asamblesë parlamentare të OSBE në Kopenhagen dhe zyrës lokale në Tiranë, që u bë publike nga Vizion Plus, thuhet se drejtuesi i zyres se OSBE në Shqipëri, nuk është më i mirepritur në Presidencë për dy arsye.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri ne diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqiperi, në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse ai, shton Meta, u tregoi publikisht gishtin qytetarëve shqiptarë.

Me sa duket, i vënë praprakisht në djeni të këtij pozicioni jo të lehtë për një diplomat, ambasadori me origjinë gjermane, ka shfrytëzuar rastin për të përsëritur faljen e tij drejtuar publikut, për aktin e bërë ndaj protestuesve.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Image result for protesta Borchardt

Në një intervistë për gazetën Panorama, ku thotë se është penduar dhe se ka kërkuar ndjesë, ai ka shpjeguar: “Kisha dalë për shëtitje me bashkëshorten time atë mbrëmje, pa qenë në dijeni se po zhvillohej një protestë përpara Drejtorisë së Policisë.

Mediat/ Borchardt, xhaketa e Ramës e kthyer mbrapsht

Papritmas, na u afruan disa burra, njerëzit bërtisnin duke na sharë dhe silleshin në mënyrë agresive. Më duhet ta theksoj, ishin burra, jo gra apo  fëmijë, siç po pretendojnë disa media tani. Kjo na gjeti tërësisht të papërgatitur mua dhe bashkëshorten time dhe ajo, me  të drejtë, u frikësua.

Nëse e shihni fytyrën e saj të tmerruar, në  videon e shpërndarë gjerësisht, atëherë e kuptoni se çfarë ndodhi. Nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte, u ndiem të kërcënuar drejtpërsëdrejti dhe u çorientuam. Mendova se ishin të njëjtët dhunues që na terrorizuan në apartamentin tonë, në katin e 12-të, në mesnatë, në maj të vitit 2019 dhe e humba kontrollin emocional për pak sekonda.

U pendova dhe kërkova ndjesë menjëherë, duke kuptuar që mund të kem fyer njerëz të tjerë, ata të cilët po protestonin përballë zyrave të Policisë dhe për ankesat e të cilëve nuk kisha dijeni. Ende më vjen keq dhe ende i qëndroj ndjesës publike që kam bërë. E shikoj tani se si disa media e vendosin këtë incident në rrotullën politike. Ky keqinterpretim bëhet me keqbesim dhe është i motivuar politikisht”.

Natyrisht, kjo ndjesë e dytë nuk mund të shihet e palidhur me informimin e parlamentarëve të OSBE nga presidenti shqiptar që tashmë e ka shpallur “Non grata” ambasadorin.

Duhet thënë gjithashtu se akti i presidentit, ka vetëm vlerë simbolike. Se ai mund të mos shkelë më në presidencë, por kjo nuk e kushtëzon aspak për misionin që ai vazhdon të kryejë në Tiranë dhe për të cilin tashmë janë të informuar i madh e i vogël.

©Lapsi.al

 



30 Comments

  1. O Iliri i Mete qenke tamam karrocier mbeturinash.Me vjen keq per kete njeri ,se iku per lesh nga trute,por do i ike dhe pasuria mavrise.

  2. Nje sinjal pozitiv nga nje institution me rendesi. Nuk besoj qe documenti permban gjithe mekatet e ambasadorit per gjithe kohen qe ka sherbyer ne shqiperi. Duhet t’ia kishte numeruar nje nga nje dhe me detaje.

    1. Or ti i nacionalclirimtares me pseudonimin erion brace ,ju jeni mesuar me kollodok pas sume ne Jale,po sa te vije behari duku nje here ketej nga lali ,te ndihmoj une o trim i leshitedhise,femrat bjeri nga ps-ja ndersa ju pedot e perveluar hajdeni nga leshelija

  3. ”” vuri ne diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqiperi ne qershor 2019””

    Po dhe Amerika e vuri ne diskutim dekretin tend, pse nuk e shpall the Ameriken ‘non grata’.. ???

    1. Amerika vuri ne diskutim mamin tend. Leila Moss eshte vetem zedhendese dhe jo ambasadore fuqiplote. Ne amerike flinin gjume kur kjo pershendeste Edi Ramen. Prit se ajo po hetohet per korrupsion…

    2. Amerika eshte shtet me vete o bole nuk eshte person fizik qe jeton, vepron dhe per me teper ofendon nje pjese te popullit tend me arsyen e thjeshte sepse ata thirren jur po kalonte aty. Mos ha shume sufllaqe se te rritet kolesteroli ne nivelin e budallallekurt pastaj.

  4. Nje brravo e madhe. Ti gjeje pune Edi Rama dhe pro ruset Shqiptare. Mirnjohje dhe rrespekt presidentit. Shqiptaret nuk jane kavie laboratori.

  5. Kush e ka pare videon “e gishtit te ngritur” e kupton se ambasadori genjen me pafyryeesi. Se pari meqw kishte tubim para Drejtorise se Policise ne Tirane, se paku mund te kalonte pas protestuesve, reagimi i tij erdhi pas thirejeve “Rama ik” qe supozohet qe nuk kishin asnje lidhje me te, e shoqja qe “u tremb” aq shune sipas Borchardt, u ndal, u kthye me fytyre nga protestuesit dhe ngrit gishtin e mesit. Shto ketu edhe faktin se cdo gje ndodhi para Drejtoris se Policise ku normalisht nuk mund t’i ndodhte asgje, tregon se ai genjen sa mundet, vazhdimi i rrugetimit te tij normalisht, hedh poshte cdo pretendim. Dhe jo vetem kaq, por te le te dyshoah se ai shkoi me qellim ne ate vend, i shtyre apo thjesht i paguar, per te provokuar, ate e di vete. Vec kesaj jam kurioz te di si do te sillej mbreme po te ishte ne stadium, mos valle do zhvishej lakuriq?

  6. BRAVO . TAMAM VEPRIM PREJ BURR SHTETI . JO VETEM PERULJE DHE SERVILIZEM ME KETO KURVAT E EVROPES , DUHET EDHE KARDERRLIK NDONJEHERE .

  7. Ky ambasadori Kur mori detyren tha miljarda € fitoin nga kanabizimi .kur pase 2 ditesh tha e thashe ne tjerer kontekès..Arriti mbylli kondraten me ramen e tahon .ky eshte 1 nga disa ambasadoret qe mbushe xhepate per deklarateat qe ben

  8. Ky ambasadori Kur mori detyren tha miljarda € fitoin nga kanabizimi .kur pase 2 ditesh tha e thashe ne tjerer kontekès..Arriti mbylli kondraten me ramen e tahon .ky eshte 1 nga disa ambasadoret qe mbushe xhepate per deklarateat qe ben

  9. Borshardin e shkarkun ata te Osbe me kerkesen e Pd.
    Kjo qe thojne mediat filo frenge eshte per ti dhene meritat skraparos se falimentuar 21 janarist … Ja kshu …

  10. Po ky zorraxhi qe quhet pordhchard genjen njesoj si rama haptazi fare. Per kete palaco arrestuan nje vajze e cila kishte shkruar shprehjen e famshme dhe ky tani thote qe kane qene disa burra. Po si ka mundesi te genjeje nje diplomat kaq ashiqare mer ja qifsha rracen, po si nuk kane turp e dinjitet.

  11. Njeri me te korruptuar e me te ndyre nuk ke ku gjen. Europa ketu i ka pasur te gjithe palaco te korruptuar.

  12. Meta ka bere normalen dhe ka bere pak biles, me gjithe antipatine qe kam per ate vemje si person, si president i takonte ta bente. Fakti qe priti deri tani ta bente kete, tregon dhe rrealitetin se nuk ju rref shume per dinjitetin e vendit asnjerit prej ketyre perfshire dhe Meten qe priti deri tani. Me shume me ben pershtypje nje gje. Si ka mundesi qe qeveria e Rames nuk u shpreh fare kur tregoji gishtin ky biles e mbrojten? Nga cdo gje qe ka bere Rama, mos perfaqsimi i dinjitetit te vendit ne disa raste eshte nga me te rendat. Nuk duhet lejuar ne asnje moment, nuk mund te lejohet nje perfaqsues i huaj te heci kapadaji neper rruge e te tregoje gishtin e mesem nje Shqiptari te vetem e jo me nje turme njerezish. Me poshteruesja eshte shpjegimi qe ka bere, me demek kishte gruaja frike, e kishin friksuar Shqiptaret barbar, eshte ofendim tjeter qe ben, dhe shpjegim jo i denje per nje diplomat. Meta duhet ta shpalli non grata ne Shqiperi jo ne presidence.

  13. Per te gjithe koministet , ::: LAJMERIM neser ne oren 10 perpara bashkise se ERION sumes, behet nje gojore e perbashket, lutemi te merni pjese, me respekt
    TOSI QE JA U VULOSI

  14. Ilir Meta ka kohë që e mban gishtin e mesit përpjetë dhe na i tund para hundës nga mëngjesi në darkë!

  15. O shpellare sipas jush ky shefi i misionit te osbe,nuk eshte ambasador,nongrata shpallet nga min e jashtme dhe jo nga presidenti,por per shpellaret likja po punon per ti futur nga nje pras bytheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *